9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti ngushëllon familjen Gashi: Veprat e Ademit për ngjarjet historike janë...

Ali Ahmeti ngushëllon familjen Gashi: Veprat e Ademit për ngjarjet historike janë thesar përkujtues për gjeneratat e reja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nëpërmes një shkrimi në rrjetet sociale ka reaguar pas ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe shkrimtarit të mirënjohur, Adem Gashi.

Ahmeti thotë se atdhedashurinë dhe çiltërsinë e tij shpirtërore e ka njohur nga afër gjatë periudhës kur s’bashku kanë qëndruar në burg për bindjet e palëkundura për lirinë e Kosovës.

“Veprat letrare që thurri dora e tij për ngjarjet me peshë të madhe historike për kombin tonë janë sot thesar përkujtues për gjeneratat e reja. Zëri i tij në gazetari dhe penda e tij në letërsi ishin lajmëtarë të drejtësisë dhe lirisë, frymëzim mes popullit që të mos shuhet kurrë flakadani i atdhedashurisë. Ngushëllime të sinqerta familjes Gashi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Adem Gashit! U prehtë në paqe!”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments