7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMD: Situata e krijuar me dhënien e provimit kualifikues është prolonguar për...

MD: Situata e krijuar me dhënien e provimit kualifikues është prolonguar për shkaqe objektive

Situata e krijuar me dhënien e provimit kualifikues është prolonguar për arsye objektive për të cilat Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë lidhje, duke qenë se Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë është organ i posaçëm dhe i pavarur, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

“Për shkak të rrezikut të dështimit të procesit të provimit e të gjithë gjeneratës, por edhe mungesës së madhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë në vend, Ministria e Drejtësisë përmes Këshillit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, është informuar për nevojën që të iniciohen ndryshime ligjore, që të mund të vazhdonte procesi i provimit në përputhje me ligjin”, theksohet në komunikatën e ministrisë.

Si zgjidhje e ngjashme që tashmë po zbatohet në praktikë është zgjidhja që përmbahet në Ligjin për plotësimin e Ligjit për transportin në komunikacionin rrugor (“Gazeta Zyrtare e RMV-së”, nr. 67/22).

Prej atje thonë se ministria e Drejtësisë, asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe as nuk do të ndërhyjë në të ardhmen në zbatimin e provimit, por paraqitet në rolin e propozuesit të ligjit që është në përputhje me standardet ndërkombëtare.“Nëse cili do çoftë nga faktorët politikë në vend, ka një propozim se si të tejkalohet situata, ne do ta pranojmë, por të mos harrojmë se tashmë janë realizuar tre faza eliminatore të provimit, të cilat janë realizuar me sukses. Përvojat dhe praktika e ekzistencës 17-vjeçare të AGJPP-së, tregojnë se të gjitha proceset e deritashme të provimit në përputhje me ndryshimet e propozuara, të cilat ishin edhe zgjidhje ligjore në ligjet e mëparshme, kanë kaluar pa problem”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments