10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaKronikëKërçovë, paraburgim për babain që rrahu për vdekje vajzën e tij 2-vjeçare

Kërçovë, paraburgim për babain që rrahu për vdekje vajzën e tij 2-vjeçare

Lidhur me vrasjen e 2 vjeçares nga babai i saj nga Kërçova, Prokuroria Themelore Publike në Kërçovë ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore për veprën penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. I dyshuari 29-vjeçar, siç informojnë nga Prokuroria, më 18 dhjetor, duke ushtruar dhunë në familje, i ka marrë jetën vajzës së tij, e lindur në vitin 2022. Ai e kishte goditur disa herë me duar dhe këmbë, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike – një kockë të thyer të kafkës, gjakderdhje në tru dhe dy brinjë të thyera. Nga plagët e marra fëmija ka ndërruar jetë më 8 janar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Ministria e Shëndetësisë, nga ku thonë se më 19 dhjetor, në Qendrën Emergjente në SP Kërçovë, pacientja dyvjeçare, e cila ishte sjellë në spital nga nëna e saj, është pranuar në gjendje kome.

“Pacientja e vogël, për shkak të gjendjes së saj kritike është dërguar në Qendrën Urgjente të Kirurgjisë në kompleksin klinik Nënë Tereza, e më pas është transferuar në Klinikën Universitare për Neurokirurgji në Shkup. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht pacientja dy vjeçare iu nënshtrua lëndimeve të rënda trupore më 08.01.2024. Institucionet shëndetësore ku është pranuar dhe trajtuar pacientja, i kanë dorëzuar organeve kompetente hetimore, dokumentacionin e plotë për shtrimin dhe trajtimin”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Më 10.01.2024, në ora 15:30, në rrugën “Marshal Tito” në Kërçovë, zyrtarë policorë nga RPB Kërçovë kanë privuar nga liria F.D.(30) nga Kërçova, njoftoi Policia e Ohrit.

“Në koordinim me prokurorin publik, kundër F.D. do të dorëzohet raport përkatës”, njoftojnë nga SPB Ohër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments