3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAktivitete pune të Ministrit të Kulturës Hysni Ismaili

Aktivitete pune të Ministrit të Kulturës Hysni Ismaili

FOTO) Festivali i Fëmijëve “Litera” përkrahet nga ministri Ismail

Ministri Hysni Ismaili sot realizoi takim me përfaqësuesit e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë dhe Ilustrimit për Fëmijë “Litera”, nga Qendra për Komunikim Vizual dhe Shërbime Grafike “Efektiva”.

Festivali i cili i kultivon vlerat shoqërore dhe me konceptin e tij e vendos Maqedoninë e Veriut në hartën e festivaleve të këtij lloji në botë mbështetet në Programin Vjetor të Ministrisë së Kulturës si njëri nga projektet që është me interes nacional.

Në takim u bë fjalë mbi aktivitetet që janë në vazhdim e sipër për festivalin e ardhshëm, të cilat janë në drejtim të promovimit dhe afirmimit të letërsisë dhe ilustrimit të fëmijëve, zhvillimit të një shoqërie të shëndoshë dhe inteligjencën emocionale te fëmijët që në moshë të hershme.

Ministri i Kulturës Ismaili e vizitoi Muzeun e Luftës Maqedonase

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi vizitë pune në IN Muzeu i Luftës Maqedonase. Në takimin me u.d. drejtoreshë Daniella Nikollova, u bë fjalë për aktivitetet programore dhe jashtëprogramore të Muzeut, ndërsa një theks i veçantë ishte vënë në ekspozitën e ardhshme si mysafir të fotografive nga Muzeu Historik Kombëtar i Sarajevës, e cila do të vendoset për manifestimin “Nata e Bardhë”.

Ministri Ismaili u njoftua me informatat më të reja mbi çështjet e kuadrit dhe të hapësirës së institucionit, ndërsa e shikoi edhe hapësirën e paraparë për përshtatje në pjesën e ekspozitës me bibliotekë.

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor
Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Ministri Ismaili realizoi takim me ambasadoren japoneze, Haneda

Ministri i Kultures,Hysni Ismaili,sot realizoi takim me ambasadoren e Japonisë ne Republiken e Maqedonisë së Veriut, Keiko Haneda.
Bashkëbiseduesit në takim i theksuan lidhjet e mira tradicionale kulturore mes dy vendeve të krijuara që nga viti 1994.

Poashtu, një nga aktivitetet domethënëse në fushën e kulturës, njihet filmi maqedonas
“ Punk ne e mrtov ” (2016) ,si pjesë e projektit “Kinema Yugo”, i cili u mbështet nga ambasadat e Republikës së Maqedonisë Veriore,Republika e Serbisë dhe Republika e Sllovenisë në Tokio.
Mes te tjerash u fol edhe për pjesëmarrjet e poetëve japonez në manifestimin Mbrëmjet e poezisë Strugane.
Ndërkaq,në vitin 2019, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë Veriore, Jana Maneva-Cuposka implementoi projektin “Ceiz” në Tokio, dhe Suzana Milevska mori pjesë në konferencën ” Sound International : Gender: Aktivism”, e cila njejtë u mbajt në Tokio.

Gjithashtu, pjesëmarrja e përfaqësuesve të komunitetit kombëtar Maqedonas të Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve-MNC u mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës së vendit.

Poashtu, Ministia e Kulturës së Republikës së Maqedonisë Veriore ka shprehur interes të zgjerojë bashkëpunimin kulturorë me Japoninë,e cila do të arrihet me nënshkrimin e dokumentave ndërshtetërore nga të dyja palët.

Image may contain: 1 person, smiling, standing and indoor
Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and suit
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments