5.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBILALL KASAMI DO TË DORËHIQET ???!!!

BILALL KASAMI DO TË DORËHIQET ???!!!

LAJMI INTERAKTIV

Një fjalë e urtë popullore shqipe thotë, kur pa bretkosa se mbathet kali shkoi hyni në rend te nallbani.Një shkrim patjetër të ketë LAJTMOTIV ,pastaj hyrja ,shtjellimi,nëse gazetari ka zgjidhjen dhe përfundimi .Duhet gjetur edhe fajtorin çelës në temë, e kapëm fajtorin kujdestar, Talat Xhaferi i ka fajet. NUK KA TË BËJË ME POSTIN E KRYEMINISTRIT. Gjatë gjithë kohës TALAT XHAFERI SI NJOHËS I MIRË I KUVENDIT sqaron se si kryetar parlamenti PËR SHKAK POSTIT , ME KUSHTETUTË, kur shpallen zgjedhjet presidenciale ,në mënyrë automatike ai mer postin vakant të Presidentit të shtetit.Talat andej ,Talat këndej…Kjo ishte hyrja… edhe para Talatit kryekuvendarët paraprak, me raste në Maqedoni kanë zënë postin e kryetarit të shtetit deri sa të përfundojnë zgjedhjet presidenciale …A mund të tërheqim paralele me Komunën e Tetovës …PO …njëjtë mund të ndodh në të gjitha komunat e Maqedonisë …

Besa si parti politike që ka nën menaxhim KOMUNËN E TETOVËS KU KRYETAR ËSHTË Bilall Kasami njëherit edhe KRYETAR I PARTISË., kohëve të fundit po kalon fruthin politik brenda për brenda partisë. Nga burime brenda për brenda Kryesisë qendrore të Besës, për www.telegrami.mk që për momentin dëshirojnë të mbeten anonime kuptohet i njohur për shkruesin . ..dy kryetar ka Besa ,Bilall Kasamin dhe Adnan Azizin ,në hije .Po çka se janë familjarë…Mirëmëngjesi-interesi . Përçarje ka po se po , por ka edhe krijim grupacionesh brenda për brenda Kryesisë, jo elektoratit .Elektorati viti i tretë që Besa është në pushtet lokal ,pra besatarët janë pajtuar se nuk ka punsime ,dhe me ato resurse që ka komuna mund të punsohen ose të rehatohen, dihet kush, vetëm-vetëm njerzit e afërt të dy kryetarëve Bilall Kasamit që është si grupacion minor ,dhe Kryetarit në hije Adnan Azizit që është GRO… vërtetë i kontrollon komplet me 90 % ato struktura që i kontrollon dhe duken ashiqare në Komunë .Besatarët si elektorat me të madhe,po e braktisin , po kalojnë si transferime në heshtje jo publike në LD,PDE,ASH,BDI …

Intermexo ndërmjet dy pjesëve .

Në pjesën e parë dihet , Bilall Kasami është Kryetar, dhe kontrollon direkt tek-tuk ndonjë në kabinetin hallall. Bilall Kasami thotë burimi ynë për www.telegrami.mk i besueshëm nga Kryesia Qendrore e Besës (nuk i dihet mund të jetë burimi edhe njëri edhe tjetri kryetar ??) Bilall Kasami sikur frikohet ditëve të fundit, i mer me vete pra i mba në xhep të vet vulën e rrumbullakët dhe katrorin .Vërtetë pse gjithë ky mosbesim nga Bilall Kasami, çfarë ka ndodhur ?!.Pse gjithë kjo përplasje pyesim a thua keqpërdoret Bilall Kasami ?!. Burimi thotë se shumë kush nga kryesia e Besës e ka të qartë se BESA nuk fiton më edhe një mandat në Komunën e Tetovës ,dhe ti bijmë o burra .Por për diçka Bilall Kasasmi edhe bën probleme , më ngat gusha se fusha .

Grupacioni i kryetarit nën hije i Adnan Azizit

Grupacioni më i fortë në parti Besa,rezulton grupacioni rreth Adnan Azizit alfa dhe omega në parti por nuk është problemi se në Komunë kontrollon 80 % te resurseve institucionale që i ka komuna, 10% i kontrollon Bilall Kasami,ndërsa 10% VMRO-DPMNE partner i koalicionimit në Këshillin Komunal , problemi qëndron se Bilall Kasami është pengesë për disa MEGA-NDËRTIME si te udhëkryqi …dhe kuptohet te Shik Jellaku…pastaj ndarja e disa lokacioneve të mëdha të RM, në emër të legalizimeve etj etj …deri te shitja ose dhënia me koncesion të NPK Tetova, për të cilën tek do miret vesh pas 1 janarit 2024 funksionimi dhe strukturimi e sistematizimi i vendeve të punës ?! …INSHALLA NUK DEL ÇATALL , NDONJË PENGESË ALIENËSH !SIC!…Nuk thonë kot dita e mirë shihet në sabah,hëpër hë KURGJË as shenja as isharete …Pra për grupacionin të kryetarit BESA në hije Adnan Azizit,që përfshin edhe Kryetarin e Këshillit Komunal të Tetovës ,sqaron burimi ,kanë filluar matematikat argëtuese .Bilall Kasamin për të larguar nga posti i kryetarit të komunës kanë planifikuar ta kandidojnë bartës liste nr 1 në Zonën 6 me LEN-in, dhe tash vjen në shprehje pse Talat Xhaferin e bëjmë Fajtorë në fillim të shkrimit .Kryetari i Këshillit Komunal tëTetovës i bie sipas funksionit të jetë U.D.Kryetar Komune , postin Kryetar i Këshillit komunal do e ushtrojnë BRAQATA OD KRUSHEVSKA REPUBLIKA -VMRO-DPMNE

Si do zhvillohet ?

Zgjedhjet parlamentare sipas gjitha gjasave do të mbahen-prill-maj 2024 që i bie edhe 6 muaj .Pritet që LEN nëTetovë të nxjer maksimum 1-2 deputet

Bilall Kasami si i pari në listë kuptohet dhe do të zgjidhet përfundimisht deri në qershor të vitit 2024 ,mendohet deri në gusht -shtator 2024 duhet të konstituohet Qeveria e re dhe në Parlament të ulen deputetët e ri..në shtator 2024 Kryetari i Kuvendit komunal në Tetovë( e kontrollon grupacioni i ADNAN AZIZIT) sipas funksionimit të ligjit mbi vetëqeverisjen lokale në mënyrë automatike bëhet Ushtrues detyre Kryetar Komune deri në zgjedhjet e rregullta në Nëntor 2025 për kryetar komune ,pra umuti i kryetarit në hije Adnan Azizit duhet të reflektojë…si realizim…pra nga shtatori 2024 deri në nëntor 2025,…14 muaj thotë burimi me humor anglez edhe me një fëmijë shtohet Tetova,, .pra ëndëra për të përfituar nga Mega Projekti te udhëkryqi ,Shik Jellakun dhe shumë projekte tjera,po afrohet …si temë u lahet koka me akull disave nga grupacioni që ta ngulitin Bilall Kasamin me premtime se do të ketë për çdo kë nga pak, pra ka filluar të lëshojë shtat …zë vend tek përkrahësit e grupacionit të Adnan Azizit.

Pse për grupacionin e A.A,nuk paraqet anjë problem bile edhe e shtyjnë përpara e hiperbolizojnë këtë propozim …më në fund realizohet ëndërra e tyre..Vënja dorë në komunën e Tetovës mund të arrihet pasi që Bilall Kasami del kandidat në listë si nr 1 me koalicionin LEN në Zonën 6 ,duket e kapshme se mbase U DUKET se Bilall Kasami është magnet për sjellje votash,a në të vërtetë thotë burimi për www.telegrami.mk mbase fshehet ndonjë ikje nga përgjegjësia për ndonjë avanturë apo kiksim të Bilall Kasamit në menaxhim me punët e Komunës së Tetovës .Prapë do i kthehemi Talat Xhaferit me rastin e sulmit të Levicës këtyre ditëve në Kuvend para foltores :Talat Xhaferi e tha një të vërtetë të madhe ,imuniteti për deputetët vlen vetëm para mikrofonit për fjalën e thënë, jashtë orbitës së mkikrofonit ,deputeti përgjigjet për vepra penale ani se je deputet.APASIEV dhe KËRMOV nga LEVICA u bindën kur provuan të kundërtën për rebelimin e tyre paguan rreth 10.000 euro dëmshpërblim për demolim të hapsirës rreth foltores ,pra jashtë orbitës së mikrofonit …Ose hiç më larg para dy ditëve Gjykata Kushtetuese e Shtetit Shqiptar i hoqi imunitetin nga posti i deputetit Dr Sali Berishës..Bilall Kasami duhet ta ketë këtë opsion me Gjykatën Kushtetuese para vetes, pasi eventualisht për ndonjë lëshim në Komunë ,nuk mund të mos përgjigjet penalisht para organeve gjyqësore, posti i imunitetit deputet nuk të shpëton nga veprat penale thotë ligji .

P.S .Këtyre ditëve dola vetë edhe për tu vërtetuar në vetë vend ndodhinë… përballë Komunës në ato lokalet ku të komunës dhe administrastorët e BESËS i kanë zyrat alternative , pasi i njohim kush fugura janë.. u binda me të vërtetë NË DËSHMINË E BURIMIT për www.telegrami.mk …kishte tëdrejtë , ndarja brenda Besës nuk fshehej, funksiononte si Sahati i Hoxhës .

www.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments