8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Hajdutë, zgjedhje,…”: Qytetarë dhe aktivistë të shumtë protestojnë sërish në Beograd

“Hajdutë, zgjedhje,…”: Qytetarë dhe aktivistë të shumtë protestojnë sërish në Beograd

Më 20 dhjetor, qytetarë dhe aktivistë u mblodhën në Beograd për të tretën mbrëmje me radhë para selisë së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK) duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve në kryeqytetin e Serbisë.

Sipas mediave në gjuhën serbe, demonstruesit u mblodhën me ftesë të koalicionit më të madh opozitar “Serbia kundër dhunës”.

Bëhet fjalë për koalicionin i cili më 18 dhjetor i paraqiti kërkesë RIK-ut për anulimin e zgjedhjeve në kryeqytet, duke pretenduar se fitorja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Beograd ishte rezultat i vjedhjes së zgjedhjeve.

Rruga ku ndodhet Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Beograd është e bllokuar për qarkullim dhe protestuesit e mbledhur thërrasin “Hajdutë” dhe “Zgjedhje”.

Ndryshe, kujtojnë mediat, dy liderët e koalicionit “Serbia kundër dhunës”, Marinika Tepiq dhe Miroslav Aleksiq, janë në grevë urie që nga 18 dhjetori në ambientet e RIK-ut.

Ata kanë thënë se do të vazhdojnë me grevën e urisë deri në plotësimin e kërkesave.

Ndërkohë kryetari i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Vladimir Dimitrijeviq ka përsëritur në seancën e mbajtur më 20 dhjetor se ky institucion nuk është kompetent për anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd.

Kujtojmë se Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) njoftoi më 18 dhjetor se zgjedhjet u shënuan nga parregullsi të rënda, keqpërdorime të fondeve publike, dominim mediatik i presidentit Aleksandar Vuçiq, një fushatë negative dhe përhapje frike.

Gjithashtu një pjesë e eurodeputetëve kërkuan një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje gjithashtu autoriteteve në Serbi që të hetojnë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë për parregullsi zgjedhore.

Më 17 dhjetor, qytetarët e Serbisë votuan në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në 65 qytete dhe komuna, përfshirë Beogradin.

SNS e presidentit Vuçiq shpalli fitoren në të gjitha nivelet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments