Opozita shqiptare, Lidhja Europiane për Ndryshim, ankohet se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ua ka shkurtuar bllok dotacionet komunës së Tetovës dhe Çairit, pasi që drejtohen nga subjekte opozitare. Mjetet janë për mirëmbajtjen e shkollave, transportin e nxënësve dhe ngrohjen. Validin Ademi nga LEN thotë se ka pasur rritje vetëm për buxhetin e rrogave.
Për vitin 2024 kemi te shkollat fillore tani po flas për komunën e Tetovës, një zvogëlim të dotacionit për 18 milionë denarë, ndërsa te shkollat e mesme kemi zvogëlim të dotacionit për 13 milionë denarë ku afërsisht i bie 800 mijë euro për vitin 2024 janë të shkurtuara bllok dotacionet në komunën e Tetovës”, pohoi Validin Ademi, LEN.
Ministri i arsimit Jeton Shaqiri, i pyetur për këto akuza, siguroi se komunës së Tetovës dhe të Çairit nuk do t’u mungojë asgjë, mirëpo apelon që bllok dotacionet t’i shfrytëzojnë siç duhet.
“Vjet solli komuna e Tetovës mos shfrytëzojnë 18 milion denarë nga ato të cilat i kishte vitin e kaluar, edhe këtë vit mos shfrytëzimi do i bëjmë transparent të gjitha komunat që nuk i kanë shfrytëzuar por ama dhe buxhetet komunale të ndihmojnë edhe procesin e arsimit, sepse bashkë menaxhimi i arsimit nuk do të thotë vetë emërim i drejtorëve, caktim i punësimeve por dhe bashkëinvestimi në situata të caktuara”, deklaroi Jeton Shaqiri, MASH.
Shaqiri pohon se ka rritje të bllok dotacioneve prej 3.5% si vlerë totale, ndërsa shton se gjatë vitit kalendarik bllokdotacionet rriten pas ribalanseve të ndryshme buxhetore.