22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaOpinionDritan Goxhaj / Ish Presidenti Trump, ZPS-ja dhe Amerika

Dritan Goxhaj / Ish Presidenti Trump, ZPS-ja dhe Amerika

Më datë 28 Nëndor të këtij viti, në kohën që andej dhe këndej Drinit shqiptarët po festonin ditën e shpalljes së pamvarësisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një shtetas amerikan dorëzon në Zyrën e Inspektoriatit të Përgjithëshëm të Departamentit të Drejtësisë në Amerikë një denoncim prej 118 faqesh, në të cilin akuzon prokurorin special në çështjet kundër ish presidentit Trump si të përfshirë në skema zhvatje/gjobëvënie me anë të mashtrimit.

Por do thoni ju se çfar na intereson neve kjo pune dhe ç’lidhje ka kjo gjë me ne!

Që të jemi më të qartë për të gjithë le t’i shohim personazhet kryesore të këtij denoncimi.

I denoncuari është Prokurori Special në Amerikë Jack Smith (Xhek Smith).

A ju kujtohet se kush është ky personazh?

Për ata që nuk e dinë ky zotëria ka qënë Krye Prokuror në Zyrat e Prokurorit të Specializuar të Kosovës i emëruar në atë detyrë në 7 maj 2018. Detyrë që e mbajti për 4 vjet deri në maj të 2022 kur u riemërua sërish në këtë detyrë, por që më pas dha dorëheqjen pasi u emërua për të mbikëqyrur hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago nga ana e ish-presidentit Donald Trump mbi rolin e tij në trazirat e 6 janarit 2021 në Kongresin Amerikan.

Personazhi i dytë është denoncuesi. Ai qyhet John Moynihan.

John Francis Moyhinan është një ish punonjës i Agjencisë së Luftës Kundër Drogës që ne shqiptarët e njohim si DEA. Në denoncimin e tij ai e përshkruan veten në këtë mënyrë “ Aktualisht jamë kunsulent i DEA dhe agjencive të tjera ligjzbatuese në SHBA, me 35 vjet përvojë në hetimin e rasteve vendore dhe ndërkombëtare të pastrimit të parave dhe çështjeve civile”.

Denoncimi i tij përmban edhe 4 deklarata nga 4 persona të përfshirë me Kosovën. Këto 4 deklarata i përkasin Halit Sahitaj, Darko Peroviç dhe dyshqiptarëve të tjerë.

Por ajo çka na intereson neve është specifikisht dëshmia ose deklarata e Halit Sahitajt e bërë nën betim, e cila jo vetëm demaskon seriozitetin e ZPS-së në Kosovë, por demaskon edhe gjyqet e montuara të Dhomave të Specializuara duke vënë kështu në dukje mungesën e integritetit të kësaj gjykate dhe prokurorie.

Halit Sahitaj jeton në Spanjë por është shqiptar i Kosovës dhe në deklaratën e tij ai thotë se është biznesmen me lidhje të shumta në Ballkan dhe në Rusi.

Në deklaratë ai thotë se mësoi për skemën e gjobvënies/ zhvatjes nga një person me emrin Florian i cili hiqej si punonjës i CIA-s, por që në të vërtetë ai është shtetasi Faik Imeri me shtetësi Belge dhe jo amerikane.

Gjithnji sipas këtij denoncimi Faik Imeri i cili maskohej si agjent i CIA-s kishte në fakt lidhje direkte me Kryeprokurorin Jack Smith. Në këtë deklaratë Sahitaj tregon sesi nga qershori i viti 2020 deri në prill të vitit 2022 ka pasur nëpërmjer Faik Imerit 6 ndërmarëdhënie me Kryeprokurorin Jack Smith gjatë të cilave këta të dy e kanë shtyrë Halit Sahitajn që të bëjë ndërmjetësin e prokurorit duke ju bërë oferta Hashim Thaçit dhe miqve të tij të UÇK-së, që në këmbim të pagesave prokurori Jack Smith të lehtësonte akuzat ndaj tyre.

Në korrik të 2020 Faik Imeri i thotë Halit Sahitajt se Prokurori Jack Smith kërkon ndihmën e tij për të mbledhur prova për ti përdorur kundër drejtuesve dhe zyrtarëve shqiptarë të qeverisë në Kosovë.

Në gusht të viti 2020 Faik Imeri e njofton Halit Sahitajn se ky i fundit do të duhej të kontaktonte tre persona në kosovë dhe të mundohej t’ju merrte atyre para pasi zyra e Jack Smith do të nxirrte dosje të tyre në publik por pa u marrë vesh që ato kanë dalë nga kjo zyrë.

Dhe nëse ju kujtohet një sërë dokumentesh sekrete rrodhën nga hiçi dhe u gjendën në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së.

Por kjo nuk mbaron me kaq.

Pak më vonë Halit Sahitajt ju kërkua që ky të jepte dëshmi të rreme para kësaj prokurorie në Hagë kundër Hashim Thaçit.

Dhe Sahitaj deklaron se e dha këtë dëshmi nën instruksionet e vetë Jack Smith, biles ai thotë se dëshmia e tij u marr nga David Harbach një nga bashkpunëtorët e Jack Smith në ZPS. Dhe Sahitaj thotë “ e pyeta David se ku është prokurori Jack Smith, ai mu përgjigj – për momentin Jack Smith nuk është këtu por unë jamë informuar nga Jack se ju do vinit për të dhënë dëshminë”.

Më 11 shkurt 2021 në hotelin Park Hayatt në Zyrih të Zvicrës Faik Imeri sëbashku me një prokuror nga ZPS I këkrkojnë Komandantit të Policisë së Malit të Zi Zoran Lazovicit që ai sëbashku me Gjukanovicin të pranonin të dëshmojnë kundër Hashim Thacit.

Por kryepolici malazes nuk pranon duke thënë së nuk di asgjë rreth Hashim Thacit.

Por me kalimin e kohës Halit Sahitaj e kuptoi që ishte përdorur nga Jack Smith dhe Faik Imeri për të vënë gjoba dhe zhvatur jo vetëm njerëz në Kosovë por edhe disa oligarkë në Rusi.

Dhe vendos që të kontaktoi Dhomat e Specializuara duke ju treguar se ka dhënë dëshmi të rreme i shtyrë nga Jack Smith dhe Faik Imeri. Dhe në prill të vitit 2022 Halit Sahitaj është marrë në pyetje nëpërmjet telefonit nga hetuesi Alan Teiger i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës që në realitet nak ka asnjë lidhje me Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Pra Kryeprokurori Smith i cili ngriti edhe akuzat ndaj Sali Mustafës edhe aty duke përdorur dëshmitarë të rremë, ka ngritur akuza ndaj Thaçit e të tjerëve edhe këtu duke përdorur dëshmitarë të rremë.

Pamvarësisht kësaj, ZPS vazhdon ta ketë Halit Sahitajn në listat e dëshmitarëve të saj të fshehtë edhe pse ai tashmë ka deklaruar se dëshmia e tij ka qënë e rreme.

Por kjo nuk do e pengojë këtë prokurori që dëshminë e tij t’ia japin dikujt tjetër ta lexojë.

Gjithashtu I përfshirë në gjithë këtë skemë gjobvënie dhe akuzash të rreme është edhe miku i Kryeministrit tonë që mos qoftë ED(vin) Ramës, McConigal. I cili ka udhëtyar disa herë drejt Kosovës duke takuar persona të ndryshëm dhe duke bashkëpunuar me prokurorë të ZPS-së. Të dijë gjë vallë Rama që ky miku amerikan është marrë me këtë skemë mashtirimi me akuza të rreme për “vëllain” e tij Thaçin?!

Kjo ankesë/denoncim i bërë nga Moyhinan është një bombë e cila ofron prova rrethanore për të mbështetur akuzat dhe dyshimet që kemi ngritur deri më sot mbi montimin e akuzave ndaj luftëtarëve të UÇK-së nëpëmjet dëshmive dhe dëshmitarëve të rremë të prodhuar nga ZPS-ja.

Pretendimet e tyre si Halit Sahitaj edhe të tre të tjerëve mbështeten nga prova të rëndësishme dokumentare dhe elektronike.

Në rast se Zyra e Inspektoriatit të Përgjithëshëm të Departamentit të Drejtësisë në Amerikë do të ketë vullnetin që të hapi një hetim serioz mbi këtë denoncim, shume shpejt kjo do t’I sjeli fundin e turpshëm Dhomave të Specializuara dhe ZSP-së të Kosovës të cilat tashmë po merren vetëm me agjitacion e propagandë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments