Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të reshjeve të borës, është duke u vendosur ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda në qafën “Gjavato”.
“Nga ora 18:35 në rrugën kryesore A-3, Manastir-Resnje në qafën malore “Gjavato”, për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe mbajtjes së saj në rrugë, është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda”, thuhet në njoftimin e LAMM.