Duke filluar prej sot, do të ndryshohet regjimi i komunikacionit në rrugën shtetërore A2, Tetovë-Gostivar në dy drejtimet e lëvizjes për shkak të kryerjes së hulumtimeve gjeoteknike në rrugë.
Siç informoi LAMM, regjimi kohor i komunikacionit do të zhvillohet në pajtim me projektin rrugor.
“Luten të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që ta respektojnë sinjalizimin e vendosur përkohësisht në trafik dhe t’u përshtaten kushteve në rrugë. Regjimi i përkohshëm i komunikacionit do të vlejë gjashtë muaj, respektivisht deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore” njoftoi LAMM-jaKomunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa problem në kushte dimërore në rrugë mjaft të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jasht ambienteve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e jonë nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.