6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePunëtorët bllokojnë Shkupin – kërkojnë rritje të pagave jo për 78%, por...

Punëtorët bllokojnë Shkupin – kërkojnë rritje të pagave jo për 78%, por për 79%!Të punësuarit e përkohshëm në shëndetësi protestojnë: Jemi pa sigurim shëndetësor dhe pushim mjekësor.

Sindikata e pavarur e punonjësve të shëndetësisë sërish dolën në protesta, duke bllokuar qendrën e Shkupit, bashkë me punëtorët e sindikatave tjera në suaza rë Konferederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë. Siç njofton KlanM, Vazhdojnë të kërkojnë rritje të pagave, ligj të ri për marrëdhënie pune si dhe marrëveshje të re kolektive.

Protesta nisi para selisë së Konferederatës për të përfunduar para Qeverisë.

“Të gjitha ligjet në vend mund të pësojnë ndryshime, përvec ligjit me të cilin funksionarët rritën pagat për 78%. Sot simbolikisht themi se kërkojmë, jo 78%, por 79%, sepse duam të çojmë mesazhin se punëtorët dhe qytetarët janë shumë më të rëndësishëm se Qeveria. Nuk mund që ministrat dhe personat udhëheqës të jenë mbi punëtorin”, tha Marjan Risteskin kryetar i KOSM.

Punon në shtëpi të shëndetit por për vete nuk ka sigurim shëndetësor, ka të ardhura minimale dhe nuk gëzon asnjë të drejtë përfshirë edhe të drejtën për pushim mjekësor. Kjo është historia e Biljana Xhonovës, e cila është njëra prej 2 300 të punësuarve të përkohshëm në shëndetësi që ndajnë të njëjtin fat.

Ajo ishte pjesëmarrëse në protestën e Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë, ku mes tjerash u kërkua rritje e pagave për 79 për qind.

“Punoj me kontratë në vepër për më shumë se pesë vite, në shtëpinë e shëndetit në Shkup. Punojmë për pagë 18.200 denarë, pa sigurim shëndetësor, pensional dhe pa të drejtë për pushim, apo pushim mjekësor. Ne faktikisht nuk kemi asnjë të drejtë. Dhe pas 5 viteve më skadon marrëveshja, më 31 dhjetor dhe dua t’i pyes zotëri ministrat e drejtorët se si do të vazhdojmë më tej, a do të pranohemi, sepse unë nuk mund të duroj më shumë”, tha Biljana Xhonova, punonjëse me kontratë në vepër.

“Në shëndetësi kemi të punësuar të cilët para 2 vitesh ishin heronj, ndërsa tani janë harruar. Është turp dhe për të ardhur keq që këta heronj të dalin rrugëve për të drejtat e tyre”, theksoi Bobi Bojçevski, Sindikata e Shëndetësisë.

Sindikalistët thonë se situata është e keqe pothuajse në të gjitha fushat, kërkojnë që urgjentisht të sillet ligji për marrëdhënie pune, të nënshkruhen marrëveshjet kolektive dhe punëtorët të marrin paga dinjitoze.

Në protestë, sic njofton KlanM, është shprehur revolta për shkak të punësimeve partiake në shëndetësi dhe pagat nga mjetet shtetërore të personave pa arsim adekuat dhe pa përvojë pune.

Sindikata e pavarur e policisë kërkon marrëveshje të re kolektive duke potencuar se situata në MPB nuk është e mirë dhe se zyrtarët policor nuk janë të sigurtë./KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments