12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeStoltenberg sot,në takime me krerët e shtetit,në Maqedoninë e Veriut

Stoltenberg sot,në takime me krerët e shtetit,në Maqedoninë e Veriut

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg sot po viziton Maqedoninë e Veriut. Në Shkup janë paralajmëruar takime me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi, ndërsa ai do t’i drejtohet edhe deputetëve në Kuvend.

Kreu i NATO-s do të marrë pjesë edhe në takimin joformal të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni, të organizuar nga Maqedonia e Veriut.

Sipas agjendës për vizitën zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, siç njofton Qeveria, Stoltenberg, menjëherë pas ceremonisë së mirëseardhjes është paraparë takim kokë më kokë me kryeministrin Kovacevski, pas së cilës do të vijojë takimi bilateral i dy delegacioneve.

Në delegacionin e Maqedonisë do të jenë ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Dane Taleski.

Kryeministri Kovaçevski dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, në ora 16:30 do të mbajnë konferencë të përbashkët për media në Qendrën për media të Qeverisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments