9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNË BALLKANIN PERËNDIMOR RRANË NË RRJET TË INTERPOLIT 39 PERSONA PEDOFILË, mes...

NË BALLKANIN PERËNDIMOR RRANË NË RRJET TË INTERPOLIT 39 PERSONA PEDOFILË, mes tyre ka edhe nga Maqedonia.

Në vazhdën e aksionit “Mozaiku 2023” në Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Slloveni, Kroaci dhe në Hungari janë realizuar një sërë aksionesh në periudhën prej 6 deri më 17 nëntor. Policia ka kryer 41 kontrolle në këto vende pas një hetimi për ndarjen e imazheve dhe videove të abuzimit seksual të fëmijëve.

Një operacion i madh i përbashkët kundër abuzimit seksual të fëmijëve në Ballkanin Perëndimor ka çuar në identifikimin e 39 pedofoilëve të dyshuar në tetë vende, njoftoi sot Europol, duke vënë në dukje se dy viktima janë vendosur nën sistemin e mbrojtjes.

Në njoftim saktësohet se aksioni “Mozaiku 2023” u drejtua nga policia sllovene dhe u koordinua nga Europoli në kuadër të platformës multidisiplinare evropiane kundër kërcënimeve kriminale. Qëllimi i operacionit ishte identifikimi dhe arrestimi i personave që përdorin forume dhe aplikacione në internet për të shkëmbyer dhe shpërndarë materiale të abuzimit seksual të fëmijëve.

Gjatë aksionit “Mozaiku 2023” në Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Slloveni, Kroaci dhe në Hungari janë realizuar një sërë aksionesh në periudhën 6-17 nëntor. Policia ka kryer 41 kontrolle në këto vende pas një hetimi për ndarjen e imazheve dhe videove të abuzimit seksual të fëmijëve.

Gjatë bastisjeve, u sekuestruan më shumë se 200 sende që përmbanin imazhe ose video të abuzimit seksual të fëmijëve, duke përfshirë kompjuterë, telefona celularë, pajisje serveri dhe karta memorie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments