18.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Korrik, 2024
BallinaLajmeVMRO -DPMNE ,thekson se nuk ka pasur takim të fshehtë mes...

VMRO -DPMNE ,thekson se nuk ka pasur takim të fshehtë mes Mickoskit dhe Ahmetit!

Partia opozitare përgënjeshtroi njoftimin në “Focus” se, sipas informacioneve jozyrtare, dy liderët e partisë janë takuar një muaj më parë.

VMRO-DPMNE pretendon se nuk ka pasur takim mes Hristijan Mickoskit dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke përgënjeshtruar njoftimin në “Focus” se ndryshe nga sa e mohojnë zyrtarisht të gjithë, burime të larta partiake thonë jozyrtarisht se dy liderët e partisë janë takuar para një muaji.

“Bëhet fjalë për informacione të rreme që vijnë nga kuzhina e BDI-së dhe SDS-së, të cilët janë të shqetësuar për rënien e përkrahjes. Nuk ka pasur takim mes Mickoski Ahmetit.

Të frikësuar nga ndryshimet që do të pasojnë dhe drejtësia me të cilën do të përballet BDI-ja, padyshim që dëshirën e tyre për t’u afruar e arsyetojnë përmes informacioneve të rreme që nuk mund ta zëvendësojnë të vërtetën”, reagojnë nga partia opozitare.

Ndryshe, BDI ka filluar të promovojë qëndrim për zgjedhje të përbashkëta në kohën kur LSDM dhe BDI janë duke negociuar se si të marrin pjesë në zgjedhje, por edhe në kohën kur u shfaqën informacione jozyrtare për rinovim të komunikimit ndërmjet VMRO-së dhe BDI-së, madje edhe për një takim mes Ahmeti dhe Mickoski.

Siç kemi raportuar, ata janë takuar në gusht gjatë vizitës së Gabriel Escobar, por ky është takimi i fundit mes tyre apo që atëherë ka pasur të paktën një tjetër një muaj më parë?

Kur ka qenë takimi i fundit mes Mickoskit dhe Ahmetit?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments