-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaBota arabe ‘presion' Blinken-it për armëpushim, SHBA: Jo!

Bota arabe ‘presion’ Blinken-it për armëpushim, SHBA: Jo!

Ushtria Izraelite beri me dije mëngjesin së dielës se forcat e saj tokësore, ajrore dhe detare kanë goditur “më shumë se 2,500 objektiva terroriste” që nga fillimi i operacioneve në Rripin e Gazës.

Ministri izraelit i mbrojtjes Gallant në një konferencë për shtyp në Tel Aviv tha se Izraeli u kishte dhënë një “goditje të fortë” brigadave të Hamasit dhe ka shkatërruar infrastrukturën kritike ushtarake, duke përfshirë qendrat e komunikimit të Hamasit, bunkerët dhe rrjetet e tuneleve.

Ministri Gallant tha se Izraeli ka vrarë 12 komandantë të Hamasit “Ne do u afrohemi të gjithëve duke filluar nga komandantet deri tek terroristet ne terren. Do gjejmë edhe Jahja Sinëar, liderin e Hamasit dhe do e vrasim atë tha ministri i Mbrojtjes gjatë konferencës për shtyp.

Gjatë natës, trupat izraelite thanë se bombarduan një kompleks ushtarak të Hamasit me avionë luftarake.

Zëdhënës i IDF gjeneral brigade Daniel Hagari tha se poshtë kampit te refugjateve kishte “qendra komandimi dhe kontrolli, poste vëzhgimi dhe infrastrukturë e posaçme që përdorej nga terroristet e Hamasit”. Raportohet se ushtria izraelite bombardoi kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Gaza ku të paktën 38 palestineze mbeten te vdekur ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosen sipas të dhënave të fundit ministrisë së Shëndetësisë se Gazës te kontrolluar nga grupi militant Hamas.

Sakaq Shtetet Arabe janë shumë të shqetësuara nga rreziku i përhapjes së konfliktit në rajonin e tyre
Ministrat e Jashtëm te Katarit, Arabia Saudite, Egjiptit, Jordanisë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u takuan të shtunën në Aman me Sekretarin e Shtetit amerikan Antony Blinken dhe i kërkuan Uashingtonit të bindë Izraelin për armëpushim.

Pavarësisht presionit nga homologet e tij, Por Blinken hodhi poshtë idenë e një armëpushimi te plote e te menjëhershëm, pasi kjo sipas tij do ndihmonte vetëm Hamasin. Blinken tha se armëpushimi do i jepte hapësirë grupit islamik palestinez të riorganizohet për të sulmuar përsëri me fuqishëm.

Blinken nga ana e tij u përpoq të bind Izraelin të pranojë pauza të përkohshme humanitare, por kërkesa u hodh poshtë nga kryeministri izraelit Netanyahu në Tel Aviv.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments