Për pjesëmarrjen në zgjedhje, këtë kur të marrin vendime organet e partive, do të informohen të gjithë, këtë e tha sot kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në pyetjen nëse në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të garojnë së bashku me BDI-në, shkruan TV21. Sa i përket çështjes së Qeverisë teknike, Kovaçevski tha se Qeveri teknike do të ketë 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare.
“Duhet të kemi parasysh që gjatë muajve të pranverës kemi edhe festa fetare që bashkëqytetarët tanë i respektojnë, duke i marrë parasysh të gjitha këta supozime, do të vendoset edhe data, ndërsa normalisht në afatet ligjore, marrë parasysh që në ligjin tonë ekziston obligim për Qeveri teknike, ajo do të jetë 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ashtu siç ka qenë deri tani”, theksoi Kovaçevski./tv21.tv