Sipas Bilall Kasamit, ka dallime esenciale mes VMRos-ë sl dikurshme të drejtuar nga ish kryeministrti. Nikolla Gruevski dhe asaj që drejtohet sot nga Hristijan Mickoski. VMRO-ja e Gruevskit, siç thotë Kasami, ka drejtuar një pushtet skajshmërisht diskriminues për shqiptarët, ndërsa VMRO-ja aktuale, sipas Kasamit, po tregon se sheh bashkëjetesë mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
“Lidershipi aktual i VMRO-së ka treguar se do të krijojë një shtet ku shqiptarët dhe maqedonasit do të bashkëjetojnë dhe do të shohin shtetin si të vetin. Pra, ne flasim për një situatë kur e kemi jetuar në lëkurën tonë atë qeverisje të VMRO-së me Nikolla Gruevskit”, tha mes tjerash Kasami./KlanMacedonia