3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaOpinion𝐀𝐑𝐃𝐈𝐀𝐍 𝐕𝐄𝐇𝐁𝐈𝐔 – 𝐊𝐎𝐍𝐓𝐑𝐀𝐏𝐄𝐃𝐀𝐋𝐈 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑, 𝐀𝐏𝐎 𝐄𝐃𝐇𝐄…

𝐀𝐑𝐃𝐈𝐀𝐍 𝐕𝐄𝐇𝐁𝐈𝐔 – 𝐊𝐎𝐍𝐓𝐑𝐀𝐏𝐄𝐃𝐀𝐋𝐈 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑, 𝐀𝐏𝐎 𝐄𝐃𝐇𝐄…

Shkruan: Agron Dalipaj

Shkruan: Agron Dalipaj
Këto ditë rilexova një libër me titull “Diversioni i akademikut Kapllan Resuli” me autor Xhevdet Resulbegoviçin, gjeneral i lartë i Ushtrisë Jugosllave dhe njëherazi i vëllai i akademikut jugosllav, i njohur në Shqipëri, si Kapllan Resuli.
Kapllan Resuli është i njohur për tezat e tij antishqiptare, se:
1. – 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑡 𝑛𝑢𝑘 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑎𝑢𝑡𝑜𝑘𝑡𝑜𝑛𝑒̈ 𝑎𝑠 𝑛𝑒̈ 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑗𝑜 𝑚𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑡𝑟𝑒𝑣𝑎𝑡 𝑒 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑎 𝑡𝑒̈ 𝐵𝑎𝑙𝑙𝑘𝑎𝑛𝑖𝑡.
2. – 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑡 𝑛𝑢𝑘 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑝𝑎𝑠𝑎𝑟𝑑ℎ𝑒̈𝑠 𝑔𝑗𝑒𝑛𝑒𝑡𝑖𝑘𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒𝑙𝑙𝑎𝑧𝑔𝑒̈𝑣𝑒.
3. – 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑡 𝑛𝑢𝑘 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑝𝑎𝑠𝑎𝑟𝑑ℎ𝑒̈𝑠 𝑔𝑗𝑒𝑛𝑒𝑡𝑖𝑘𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑖𝑙𝑖𝑟𝑒̈𝑣𝑒.
4. – 𝑁𝑗𝑒̈ 𝑛𝑢𝑚𝑒̈𝑟 𝑖 𝑚𝑎𝑑ℎ 𝑖 𝑝𝑒𝑟𝑠𝑜𝑛𝑎𝑙𝑖𝑡𝑒𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑢𝑙𝑡𝑢𝑟𝑒̈𝑠 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑚𝑒 𝑜𝑟𝑖𝑔𝑗𝑖𝑛𝑒̈ 𝑘𝑜𝑚𝑏𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑛𝑢𝑘 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒̈, 𝑝𝑜𝑟 𝑝𝑗𝑒𝑠𝑡𝑎𝑟𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑜𝑚𝑏𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑎, 𝑛𝑒̈ 𝑟𝑎𝑑ℎ𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑟𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑜𝑚𝑏𝑒𝑣𝑒 𝑓𝑞𝑖𝑛𝑗𝑒̈.
5. – 𝑁𝑗𝑒̈ 𝑛𝑢𝑚𝑒̈𝑟 𝑖 𝑘𝑜𝑛𝑠𝑖𝑑𝑒𝑟𝑢𝑒𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑖 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒, 𝑣𝑒𝑐̧𝑎𝑛𝑒̈𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑖 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝐾𝑜𝑠𝑜𝑣𝑒̈𝑠, 𝑚𝑒 𝑜𝑟𝑖𝑔𝑗𝑖𝑛𝑒̈ 𝑛𝑢𝑘 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒̈, 𝑝𝑜𝑟 𝑠𝑒𝑟𝑏𝑒̈, 𝑐𝑒̈𝑟𝑛𝑎𝑔𝑜𝑟𝑎𝑠, 𝑚𝑎𝑘𝑒𝑑𝑜𝑛𝑒̈, 𝑡𝑢𝑟𝑞, 𝑟𝑜𝑚𝑒̈, 𝑎𝑟𝑢𝑚𝑢𝑛𝑒̈ 𝑒𝑡𝑗., 𝑞𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑒𝑠 𝑚𝑢𝑠𝑙𝑖𝑚𝑎𝑛𝑖𝑧𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑖𝑧𝑢𝑎𝑟.
6. – 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑡 𝑎𝑘𝑡𝑢𝑎𝑙𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑝𝑜𝑝𝑢𝑙𝑙𝑖 𝑚𝑒̈ 𝑠ℎ𝑜𝑣𝑖𝑛𝑖𝑠𝑡 𝑒 𝑚𝑒̈ 𝑟𝑎𝑐𝑖𝑠𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑏𝑜𝑡𝑒̈.
7. – 𝑒𝑡𝑗.
Nuk do t’i jepja rëndësi librit të gjeneralit të lartë jugosllav, nëse në të nuk do të gjeja disa citime që më vunë në mendime… Tre janë personazhet që përmenden më shumë në këtë libër:
1. Ismail Kadare, ndaj të cilit flitet me gjuhën e urrejtjes.
2. Eqrem Çabej, për të cilin shkruan se ka pranuar tezën e Kapllan Resulit dhe ja çka shkruan për të në librin e tij “Diversioni i akademikut Resuli” f. 45. Bot. Shtëpia botuese “Ballkani”, shtypshkronja “Llapçeviq”, Uzhice 2004:
“𝑆𝑎 𝑝𝑒̈𝑟 𝑑𝑖𝑗𝑒𝑛𝑖, 𝐴𝑙𝑒𝑘𝑠 𝐵𝑢𝑑𝑎 𝑒 𝑝𝑟𝑎𝑛𝑜𝑖 𝑠𝑒 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑡 𝑛𝑢𝑘 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑎𝑢𝑡𝑜𝑘𝑡𝑜𝑛𝑒̈, 𝑘𝑢𝑟𝑠𝑒 𝐸𝑞𝑟𝑒𝑚 𝐶̧𝑎𝑏𝑒𝑗𝑖 𝑒 𝑝𝑟𝑎𝑛𝑜𝑖 𝑠𝑒 𝑧𝑜𝑛𝑎 𝑘𝑢 𝑠𝑜𝑡 𝑠ℎ𝑡𝑟𝑖ℎ𝑒𝑛 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑡 𝑛𝑢𝑘 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑡𝑟𝑒𝑣𝑒̈ 𝑟𝑖𝑠𝑡𝑟𝑖𝑘𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖, 𝑝𝑜𝑟 𝑒𝑘𝑠𝑝𝑎𝑛𝑧𝑖𝑜𝑛𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑠𝑒 𝑑𝑗𝑒𝑝𝑖 𝑖 𝑔𝑗𝑢ℎ𝑒̈𝑠 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒, 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖 𝑘𝑢 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑓𝑜𝑟𝑚𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑠ℎ𝑒𝑘. 𝑉𝐼 𝑡𝑒̈ 𝑒𝑝𝑜𝑘𝑒̈𝑠 𝑠𝑜𝑛𝑒̈, 𝑛𝑢𝑘 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝐵𝑎𝑙𝑙𝑘𝑎𝑛𝑖, 𝑝𝑜𝑟 𝑇𝑟𝑎𝑛𝑠𝑖𝑙𝑣𝑎𝑛𝑖𝑎, 𝑚𝑎𝑙𝑒𝑡 𝐵𝑒𝑠𝑘𝑖𝑑𝑒 𝑒 𝐾𝑎𝑟𝑝𝑎𝑡𝑒”.
3. Ardian Vehbiu, të cilin e falënderon 9 herë në librin e tij për mbrojtjen që i bën akademikut Resuli. Madje, në f. 76 gjenerali jugosllav shkruan me admirim për mbështetjen që Ardian Vehbiu i jep akademikut më antishqiptar të të gjitha kohërave, Kapllan Resuli. Ja ç’shkruan autori: “𝑁𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑙𝑢𝑓𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑠𝑒̈ 𝑟𝑒𝑠𝑒̈ 𝑘𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑗𝑒𝑡𝑟𝑒̈𝑠, 𝑡𝑒̈ 𝑠𝑒̈ 𝑣𝑒̈𝑟𝑡𝑒𝑡𝑒̈𝑠 𝑘𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑟 𝑔𝑒̈𝑛𝑗𝑒𝑠ℎ𝑡𝑟𝑒̈𝑠, 𝑡𝑒̈ 𝑙𝑖𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑒 𝑑𝑒𝑚𝑜𝑘𝑟𝑎𝑐𝑖𝑠𝑒̈ 𝑘𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑟 𝑡𝑒𝑟𝑟𝑜𝑟𝑖𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑟𝑜𝑏𝑒̈𝑟𝑖𝑠𝑒̈, 𝑡𝑎𝑠ℎ𝑚𝑒̈ 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑖𝑛𝑘𝑢𝑎𝑑𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝐴𝑟𝑑𝑖𝑎𝑛 𝑉𝑒ℎ𝑏𝑖𝑢, 𝑏𝑖𝑙𝑒 𝑚𝑒 𝑔𝑢𝑥𝑖𝑚 𝑒 𝑑𝑖𝑛𝑗𝑖𝑡𝑒𝑡, 𝑝𝑖𝑘𝑒̈𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑎𝑛𝑒̈𝑛 𝑎𝑘𝑎𝑑𝑒𝑚𝑖𝑘𝑢𝑡 𝑅𝑒𝑠𝑢𝑙𝑖.”
Në f. 22 të po këtij libri, autori shkruan se pas shembjes së komunizmit “𝑃𝑎𝑠 𝑎𝑘𝑎𝑑𝑒𝑚𝑖𝑘𝑢𝑡 𝑅𝑒𝑠𝑢𝑙𝑖 𝑎𝑡𝑦-𝑘𝑒̈𝑡𝑢 𝑛𝑖𝑠𝑒̈𝑛 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑓𝑙𝑒𝑘𝑡𝑜𝑛𝑖𝑛 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑠ℎ𝑘𝑒𝑛𝑐𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑡 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒̈… 𝑑𝑖𝑠𝑎 𝑝𝑟𝑒𝑗 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑚𝑜𝑟𝑒̈𝑛 𝑔𝑢𝑥𝑖𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑎𝑙𝑖𝑛 𝑒𝑑ℎ𝑒 ℎ𝑎𝑝𝑡𝑎𝑠, 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑒𝑠 𝑠ℎ𝑡𝑦𝑝𝑖𝑡, 𝑛𝑒̈ 𝑟𝑟𝑢𝑔𝑒̈𝑛 𝑒 𝑑𝑖𝑣𝑒𝑟𝑠𝑖𝑜𝑛𝑖𝑡 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘 𝑒 𝑖𝑑𝑒𝑜𝑙𝑜𝑔𝑗𝑖𝑘, 𝑛𝑒̈ 𝑟𝑟𝑢𝑔𝑒̈𝑛 𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒̈𝑟𝑡𝑒𝑡𝑒̈𝑠 𝑠ℎ𝑘𝑒𝑛𝑐𝑜𝑟𝑒. 𝑆𝑎 𝑝𝑒̈𝑟 𝑠ℎ𝑒𝑚𝑏𝑢𝑙𝑙 𝑝𝑜 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚 𝑑𝑟. 𝐴𝑟𝑑𝑖𝑎𝑛 𝐾𝑙𝑜𝑠𝑖𝑛, 𝐴𝑟𝑑𝑖𝑎𝑛 𝑉𝑒ℎ𝑏𝑖𝑢𝑛, 𝐹𝑎𝑡𝑜𝑠 𝐿𝑢𝑏𝑜𝑛𝑗𝑒̈𝑛, 𝐻𝑎𝑠𝑎𝑛 𝐾𝑎𝑙𝑒𝑠ℎ𝑖𝑛, 𝐼𝑠𝑢𝑓 𝐿𝑢𝑧𝑎𝑗𝑛, 𝑉𝑖𝑐̧𝑒𝑛𝑐 𝐺𝑜𝑙𝑙𝑒𝑡𝑡𝑖𝑛, 𝐿𝑢𝑎𝑛 𝑆𝑡𝑎𝑟𝑜𝑣𝑒̈𝑛, 𝐴𝑙𝑓𝑟𝑒𝑑 𝑈𝑐̧𝑖𝑛, 𝐴𝑢𝑟𝑒𝑙 𝑃𝑙𝑎𝑠𝑎𝑟𝑖𝑛, 𝐸𝑑𝑖 𝑅𝑎𝑚𝑒̈𝑛 𝑒𝑡𝑗.”.
Librin “Diversioni i akademikut Resuli” e perceptova pas gati 20 vitesh nga botimi i tij, pasi një sërë nga personazhet e jetës politike e albanologjike, që lëvdohen në atë libër, janë ende sot, pikërisht në linjën e tezave serbe të akademikut Resulbegoviç. Një pjesë e tyre u dalluan në debatin mediatik për origjinën e Gjergj Kastriotit dhe ca syresh shkëlqyen me heshtjen e tyre në atë debat. Heshtje që përflitet se ishte e paguar, siç doli se u pagua nga një kompani serbe gjithë debati për identitetin e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.
Ekzistenca edhe më tej e Serbisë është shumë e varur nga faktori shqiptar, ndaj shteti serb ka harxhuar shumë për ta shkatërruar e për ta grabitur identitetin e kombit shqiptar.
Investimi më i madh afatgjatë serbo-sllav kundër shqiptarëve është shkenca e albanologjisë, e cila, duke llogaritur “arritjet e saj”, mund të quhet pa gabuar aspak si një shkencë e mirëfilltë antialbanologjike, aq sa e nxjerr shqipen si gjuhën me më shumë huazime në botën e madhe të gjuhëve!
Albanologjia zyrtare e vendosur në një linjë me tezat sllave, sikur shqiptarët janë ardhacakë në trojet ku janë sot, pranon publikisht se gjuha shqipe i ka fillimet e veta pas shek. VI (pas ardhjes së sllavëve në Ilirik) dhe këtë e deklaruan prof. Rami Memushaj e prof. Xhevat Lloshi menjëherë sapo doli përfundimi i revistës amerikane “Science” se gjuha shqipe është 6000 vjet e folur pandërprerje, akademikët e mësipërm deklaruan se “shqipja është e vjetër 1500 vjet e jo 6000”! Përsa asnjë tjetër akademik nga ASh-ja nuk doli të përgënjeshtrojë ato çka thanë dy profesorët e lartpërmendur, albanologjia zyrtare e Tiranës është në unison me Akademinë e Shkencave të Serbisë, për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre!
Një akademi shkencash si kjo e Tiranës, që nuk pajtohet me rezultatin shkencor të pakontestueshëm të 32 shkencëtarëve amerikanë të revistës “Science” për vjetërsinë e gjuhës shqipe, vetëm se ata pa asnjë kompleks ideologjik dhe padashje, duke u mbështetur në rezultatet shkencore të pandikuara nga jashtë, arrijnë në përfundimin e saktë se shqipja është folur 6000 vjetë pandërprerje, tregon se albanologjia zyrtare e Tiranës është e gjitha në shërbim të interesave sllave dhe është një institucion safi antishqiptar.
Në vijën e parë të antishqiptarizmit në albanologjinë e sotme shohim të shfaqet dendur akademiku Ardian Vehbiu, i cili e përdor revistën e tij “peizazhe të fjalës” për të denigruar publikisht të gjithë ata që sjellin vepra albanologjike e që nuk janë në hullinë proserbe të ndjekur nga ASh-ja e Tiranës. Vehbiu, në daljet e tij mediatike, nuk lë rast pa etiketuar albanologët e lirë e të pakushtëzuar nga ideologjia serbe, si turboalbanologë, sharlatanë, albanologë alternativë, skizofrenë, sjellës të ideve që mund të lindin fashizmin shqiptar etj.
Nga ekrani i televizionit shtetëror shqiptar, Ardian Vehbiu bën thirrje që të ndalohen të dalin në media të gjithë ata albanologë që nuk janë të linjës së albanologjisë zyrtare të Tiranës. Të njëjtën thirrje e ka bërë edhe akademiku Pëllumb Xhufi, i cili i është drejtuar me të njëjtën kërkesë edhe institucionit AMA. Akademikë të tillë, si Vehbiu, Xhufi etj., që kërkojnë ndihmën e shtetit për të ndaluar shkencëtarët e pavarur që të shprehin lirshëm idetë e tezat e tyre në median e shkruar e atë vizive, janë pseudoakademikë dhe nuk duhet të kenë vend më asnjë institucion shkencor. Çdo akademik që kërkon të ndalojë shprehjen diversive të mendimit të tjetrit, nuk është akademik i vërtetë, por është shërbëtor i një a disa pushteteve ilegjitime.
Nuk është rastësi, që në librin e gjeneralit jugosllav Xhevdet Resulbegoviç, Ardian Vehbiu falënderohet nëntë herë për mbështetjen që tregon ndaj tezave ekstreme të akademikut më të madh antishqiptar, Kapllan Resulbegoviçit.
Ardian Vehbiu është pozicionuar qartë në mbrojtjen e tezave serbe në albanologji si dhe në rehabilitimin e figurës së Eqrem Çabejit, i cili i shërbeu tezës serbe, sikur shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyre dhe në veprën e tij voluminoze “Studime etimologjike në fushë të shqipes” shkombëtarizon gjuhën shqipe gati në çdo fjalë.
𝐍𝐞̈ 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡𝐚𝐧𝐚𝐭, 𝐤𝐮𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐞 𝐛𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞, 𝐚𝐣𝐨 𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐬 𝐚𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 (𝐈𝐀), 𝐩𝐨 𝐞 𝐧𝐱𝐣𝐞𝐫𝐫 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞𝐧 𝐬𝐢 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐭 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐫𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐨𝐭𝐞̈𝐬, 𝐤𝐞̈𝐦𝐛𝐞̈𝐧𝐠𝐮𝐥𝐣𝐚 𝐞 𝐀𝐫𝐝𝐢𝐚𝐧 𝐕𝐞𝐡𝐛𝐢𝐮𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐡𝐚𝐛𝐢𝐥𝐢𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐢𝐳𝐮𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐝𝐡 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐚𝐳𝐢 𝐦𝐨𝐡𝐮𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞, 𝐄𝐪𝐫𝐞𝐦 𝐂̧𝐚𝐛𝐞𝐣𝐢𝐧, 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐭 𝐬𝐢 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈ 𝐚𝐧𝐠𝐚𝐫𝐢, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐞̈𝐧 𝐕𝐞𝐡𝐛𝐢𝐮 𝐬𝐡𝐟𝐚𝐪𝐞𝐭 𝐢 𝐨𝐛𝐥𝐢𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡𝐚𝐧𝐚𝐭 𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐭 𝐚𝐪 𝐠𝐫𝐨𝐭𝐞𝐬𝐤.
Vehbiu u bë anëtar i ASh-së së Shqipërisë nëpërmjet një liste prej 30 anëtarëve të rinj, që iu shtuan asaj akademije para dy vitesh, në emër të reformimit të saj. Akademiku i ri (Vehbiu) as më shumë e as më pak, në mungesë të plotë të një vepre cilësore të tij të karakterit shkencor, rezulton të jetë një sharës mediatik ndaj atyre që kanë produkt shkencor dhe nuk janë pjesë e sistemit që konfirmohen nga listat e pushtetit politik dhe e kulisave antishqiptare e filoserbe në albanologji. Mbase ky është dhe objektivi i atyre që e ftuan A. Vehbiun në sofrën e mbushur të të paaftëve të ASh-së. Çfarë tjetër di të bëjë më mirë Ardian Vehbiu, përveçse të përgojojë çdokënd me prurje vlerash në albanologji?!
𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐞̈𝐭 𝐞 𝐀𝐒𝐡-𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐀𝐒𝐀-𝐬𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭’𝐢 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐢𝐟𝐢𝐤𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐲 𝐠𝐫𝐮𝐩𝐞: 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐚𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐢 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐭𝐢𝐭𝐮𝐣𝐭 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐨𝐫𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐥𝐢𝐬𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐏𝐒𝐡-𝐬𝐞̈, 𝐤𝐮 𝐡𝐲𝐣𝐧𝐞̈ 𝐆𝐣𝐢𝐧𝐮𝐬𝐡𝐢, 𝐌𝐞𝐣𝐝𝐚𝐧𝐢 𝐞𝐭𝐣. 𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐡𝐚𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐬𝐡𝐚𝐦𝐚𝐭𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐲𝐭𝐞̈𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐠𝐣𝐚𝐬𝐡𝐦𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐕𝐞𝐡𝐛𝐢𝐮𝐧, 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐠𝐫𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐣𝐧𝐞̈ 𝐳𝐡𝐮𝐫𝐦𝐞̈.
Nëse Vehbiu do ta meritonte kostumin e akademikut, së pari duhet të bënte një skaner të një vepre të njërit prej atyre që i stigmatizon si sharlatanë. Për ta ndihmuar Vehbiun, mund t’i themi se në ASh-në e Tiranës gjenden kërkesat dhe veprat e njërit prej atyre, që ai e quan turboetimolog dhe presin ndonjë akademik të aftë për oponencë shkencore. Ose Vehbiu mund të bëjë recensën e veprës etimologjike të Çabejit gati gjysëm shekulli prej botimit të saj, pasi në kohën e vet “kryealbanologu” shqiptar nuk pati fatin ta kishte një oponencë shkencore dhe kështu, pa kaluar në filtrin e oponencës shkencore, Çabejin e shpallën si më të ndriturin e albanologjisë. Porse në ditët e sodit ai përcillet si shkombëtarizuesi i gjuhës shqipe me vulë prej akademiku dhe askush nuk mund ta mbrojë më veprën monstër të tij. Asgjë më nuk studiohet prej Çabejit në fakultetet e gjuhësisë dhe ajo çka ka mbetur nga gërmadha e tij është një bust mjeran para ASh-së, që pret momentin për t’u hequr.
Çabeji, para se të botohej kritika për etimologjinë e tij nga A. Dalipaj, ishte arkitrau i albanologjisë sllaviste të Tiranës, porse denoncimi publik i veprës së tij antishkencore e antikombëtare pështjelloi çdo gjë dhe nxori në pah karakterin antikombëtar të albanologjisë zyrtare të Tiranës dhe që sot po duan ta “pranojnë” si humbje autoriteti. Tanimë, Çabeji është si lopa e ngordhur në mes të asaj që quhet albanologji e Tiranës e që qelbet krejt dhe “vehbijtë” janë mizat që shtohen duke u ushqyer nga dekompozimi i saj.
Autoritetet e vërteta shkencore nuk mund të cënohen prej asgjëje e nga askush. Askush nuk mund ta rrëzojë autoritetin shkencor të Njutonit edhe pas mijëra viteve, sado që mund të flasë gjysma e botës kundër tij. Autoriteti i Çabejit ra nga një njeri i vetëm dhe prej një shkrimi të tij. Askush nuk ishte e nuk është në gjendje ta mbrojë shkencërisht veprën etimologjike të Çabejit dhe kështu ai nuk mund të nderohet më si autoritet shkencor dhe akademikët e sotëm të gjuhës e kanë kuptuar mirë këtë dhe heshtin deri sa qoftëlargu të kujtohet për ta e t’i largojë nga kjo botë, ku ata vetëm vegjetojnë për ca bonuse që ua njeh ligji. I vetmi akademik që “e mbron” Çabejin, duke i gërvishur koren, është kondrapedali Ardian Vehbiu, por dhe ky e mbron me fjalë, si ato gratë e liga, se nuk është në gjendje ta mbrojë shkencërisht dhe kjo nuk mund t’i llogaritet si mbrojtje, më shumë se, sa si sjellje në vemendje të një figure që publiku i gjerë e ka njohur tashmë si antialbanolog.
Një nga ata, që nuk u ndje mirë nga artikulli i revistës “Science”, që e konfirmonte botërisht shqipen si gjuhë e folur pa ndërprerje për 6000 vjet, u duk dhe akademiku Ardian Vehbiu, pasi emetoi një shkrim mërzie lidhur me atë artikull të “Science”.
Gjithë albanologjia zyrtare e Tiranës, pas lajmit madhor të “Science” për kombin shqiptar, u mjaftua me prononcimin përgënjeshtrues të prof. Rami Memushajt se “shqipja është 1500 vjeçe e vjetër e jo 6000!”. Zija që pllakosi në ASh e ASA pas këtij lajmi të revistës më prestigjioze në botë, “Science”, tregon më qartë se çdo herë tjetër se këto dy organizma janë institucione ideologjike e politike të Beogradit në zemër të Shqipërisë. Heshtja e përzishme e të gjithë akademikëve të gjuhës ka të bëjë me shkërmoqjen e veprimtarisë së tyre “shkencore” të mbështetur në referenca “shkencore” sllaviste e antikombëtare. Revista “Science” vetëm me një artikull shkencor të saj rrëzoi gjithë veprimtarinë “shkencore” të ASh-së e ASA-s, që e nxjerrin shqipen të krijuar në shek. VI (pas ardhjes së sllavëve në Ballkan) dhe nxori në dritën e së vërtetës gjithë rrenën “albanologjike” me të cilën na kanë ushqyer deri sot. I vetmi, që e përjetoi me gëzim lajmin e madh të revistës “Science”, qe kombi shqiptar në çdo cep të kësaj bote.
ASh e ASA nuk kanë më asnjë autoritet shkencor dhe me qëndrimin e tyre u konfirmuan si institucione antikombëtare. Brenda këtyre dy institucioneve është grupimi i madh që hesht për zbulimet e mëdha të shkencës botërore për vlerat e gjuhës shqipe dhe grupi tjetër që flet kundër kësaj shkence botërore e ku dallohen Ardian Vehbiu, Rami Memushaj e Xhevat Lloshi. Këta të dytët mbase e kanë një detyrim diku, që i bën të dalin hapur në antishqiptarizmën e tyre…
Ajo që na ngop në vetdijen tonë kombëtare janë të vërtetat e mëdha shkencore të pakundërshtueshme në albanologji. Vetëm para pak ditësh, Presidenti Makron e cilësoi kombin shqiptar si “fillues, themelues e frymëzues të Europës” dhe ky prononcim i tij nuk mund të ishte një lathitje prej turboalbanologu a sharlatani, por prej një personaliteti që ka këshilltarë të të aftë në çështjet e historisë dhe të kulturës së antikitetit të Kontinentit Europian. Në këtë botë askush nuk të dhuron vlera që nuk i ke patur dhe t’i kthejnë ato vetëm kur kanë bindje se janë vetëm të tuat.
𝐍𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐀𝐒𝐡 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐬𝐨𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐢𝐫𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐭𝐞𝐳𝐚𝐭 𝐬𝐥𝐥𝐚𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐥𝐛𝐚𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢. 𝐍𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐬𝐩𝐚𝐤 𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐚𝐥𝐛𝐚𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐚 𝐞 𝐬𝐨𝐭𝐦𝐞 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐢𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭 𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐢𝐫𝐦𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐨𝐭𝐞̈𝐬 𝐦𝐨𝐝𝐞𝐫𝐧𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐬𝐢 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐮𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐢𝐧𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐢 𝐤𝐨𝐦𝐛𝐢 𝐦𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫.
(më poshtë po jap me fotografí fragmente nga libri “Diversioni i akademikut Resuli” i gjeneralit jugosllav Xh. Resulbegoviç)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments