Rasti “Syri i gjarprit” i vitit 2007, në të cilin 46 punonjës të “Makedonija Pat” akuzohen për keqpërdorim të pozitës dhe bashkim kriminal, gjegjësisht se nuk u kanë dhënë llogari fiskale shoferëve në pikëpagesat dhe paratë i kanë marrë për veten, dhe pastaj i kanë ndarë mes vetes duke përfituar disa milionë euro. Tridhjetë e tetë të akuzuar, pas më shumë se një dekade e gjysmë nëpër gjykata, më në fund përfunduan procesin gjyqësor dhe njoftojnë se do ta padisin shtetin dhe do të kërkojnë dëmshpërblimin maksimal. Gjykata e Apelit deri më tani e ka kthyer tre herë lëndën në Gjykatën Penale dhe ka pasur aktvendime, akuzuese, me kusht dhe për lirim. Kjo vjen pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal.