Policia e Kosovës ka konfiskuar edhe makinën e blinduar me vlerë mbi 300 mijë euro e kriminelit serb Milan Radojçiq, e kamufluar me logo të KFOR-it, raporton EO.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmen Hoxha, tha se brenda veturës Mercedes G-klas me targa BG-1107YY është gjetur edhe leja e armës së tij Radojçiqit.
“Nga kontrolli fillestar që është bërë disa veturave është konstatuar që edhe përkundër faktit që asnjë nga automjete e hasura në vendin e ngjarjes nuk kishin targa megjithatë atë nën parafangon e disa nga automjeteve vëreheshin tiketa të regjistrimit që ishin regjistrime të Serbisë”.
“Në një nga automjete Mercedes G-klas me targa BG-1107YY është gjetur një dokument i aplikimit të lejes së armës së personit Milan Rajdoçiq. Njëherit nënkryetar i Listës Serbe i dyshuar për përfshirje në shumë raste kriminale në Kosovë, dokumenti është i leshur nga autoritete serbe, dhe kjo ngrit dyshimet që në mesin e personave të armatosur dhe të uniformuar ka qenë edhe vete Milan Rajdoçiq”.