16.9 C
Tetovo
E enjte, 3 Tetor, 2024
BallinaLajmeVuçiq: Tre sulmuesit e vrarë sot janë serbë, frikësohemi edhe për të...

Vuçiq: Tre sulmuesit e vrarë sot janë serbë, frikësohemi edhe për të katërtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në adresimin e tij pas sulmit në Banskë të Zveçanit në veri, tha se ”Vrasja e policit nuk iu desh askujt”.

”Nuk dua ta arsyetoj në asnjë mënyrë vrasjen e policit shqiptar. Kjo është dicka që nuk iu desh askujt”.

Ai tutje ka shtuar se ”Albin Kurti është fajtor i vetmi, dëshira e tij jetësore është që të na fut në luftë me NATO-në.

Tutje Vuçiq ka deklaruar se Serbia s’ka kontroll efektiv në Kosovë, teksa ka shtuar se u është dashur shumë kohë që të kuptojnë se çfarë ka ndodhur në Kosovë.

“Në të vërtetë do të flasim vetëm për atë që ka ndodhur, pastaj do ta bëjmë vlerësimin e kësaj. Mbrëmë rreth orës 2 një grup i serbëve nga Kosova i kanë vendosur dy kamionë në Banjskë pastaj vjen Policia e Kosovës që tenton t’i largojë ato barrikada dhe pason konflikti, ku është vrarë një polic dhe një tjetër është plagosur. Në 8:57 vendkalimet në Jarinjë e Bërnjak janë mbyllur dhe të shtënat kanë vazhduar. Ndonëse për këtë kemi folur çdo herë dhe çdo ditë kam tërhequr vërejtjen që kjo mund të ndodhë nga njerëzit në Kosovë, që nuk kanë dashur ta durojnë terrorin e Kurtit”, ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se janë bërë mbi “56 sulme të motivuara politike mbi serbët”.

”Sipas informatave që ne kemi, tre serbë nga Kosova kanë vdekur. Ata kanë vdekur nga zjarri i snajperit. Nga një lartësi e madhe ku nuk kanë pasë nevojë të likuidohen. Frikësohemi se edhe personi i katërt ka vdekur”, tha Kurti./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments