16.9 C
Tetovo
E enjte, 3 Tetor, 2024
BallinaLajmeVon Cramoni fton KFOR-in të shtojë prezencën në veri

Von Cramoni fton KFOR-in të shtojë prezencën në veri

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur të papranueshëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, duke thënë se autorët që vranë një zyrtar policor dhe e plagosën një tjetër, të dërgohen para drejtësisë.

Sipas Von Cramon, situata duhet të shtensionohet, duke përfshirë “përforcimin e KFOR-it në të gjithë veriun e Kosovës”.

Pjesëmarrja e mundshme e strukturave serbe (nga Beogradi) duhet të hetohet, ndërkohë që është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të bindin njerëzit e armatosur në manastirin e Banjskës që të lënë armët dhe të dorëzohen pa vonesë të mëtejme. Unë mirëpres në këtë aspekt masat e kujdesshme dhe shtensionuese të Qeverisë së Kosovës sot, duke shpresuar që të gjithë të qëndrojnë të qetë në çdo pjesë të Kosovës”, ka shkruar ajo në Tëitter.

Raportuesja për Kosovën në PE u ka shprehur ngushëllime familjes së rreshterit të vrarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments