Në Tetovë dje rreth orës 17:10, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 30-vjeçaren M.I. nga Vrutoku i Gostivarit.
Ajo është denoncuar më parë nga 81-vjeçari R.M. nga Çelopeku i Tetovës se në afërsi të sallës së sportit në Tetovë me dhunë i ka marrë paratë, çelësat e automjetit dhe dokumentet personale.
Nga MPB-ja njoftuan se ajo kërkohej me urdhër për vuajtje të dënimit me burg prej dy vjetëve.
Personi është dërguar për vuajtje të dënimit në Institucionin ndëshkues-korrektues Burgu Idrizovë dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.