4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeOpozita shqiptare me një deputet më pak? Ismaili: Pres të ftohen gjakrat,...

Opozita shqiptare me një deputet më pak? Ismaili: Pres të ftohen gjakrat, do të ketë largim ose afrim

Deputeti Hysni Ismaili i ftuar në emisionin 10 Minuta në TV21 foli për ndodhitë e fundit në partinë opozitare Alternativa si dhe raportet e tij me kreun e kësaj partie Afrim Gashi. Ismaili tregoi se i ka ngrirë aktivitetet dhe se nuk merr pjesë nëpër mbledhje të kryesisë. Sa i përket asaj nësë ai në të ardhmen do të veprojë si i pavarur ose si deputet i Alternativës, ngelet të shihet se si do të rrjedh debati në parti.

“Kur nuk kemi kontakte vota ime ngelet e pavarur dhe prezantoj elektoratin që më ka zgjedhur mua, domethënë degën e Tetovës ose zonën numër 6.

Edhe me këtë po më thoni që opozita shqiptare ka një deputet më pak?

Do të shohim, se si do të zhvillohen punët, do të ketë afrim ose largim.

Po prisni domethënë të definohen përfundimisht?

Debate vazhdon, ndoshta u shpreha pak më parë si luftë, por ai është një debat, një bisedë, do të shohim se si do të zhvillohen gjërat, a do të ftohen gjakrat do të ketë afrim ose largim. “- tha Hysni Ismaili – deputeti i Alternativës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments