3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDy persona nga fshati Veleshtë i Strugës kanë sulmuar disa policë në...

Dy persona nga fshati Veleshtë i Strugës kanë sulmuar disa policë në stacion policor

Prokuroria Themelore e Strugës ka iniciuar procedurë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të personave të moshës 32-vjeçare nga Veleshta e Strugës, të dyshuar për veprat penale “Pengim të personit zyrtar në shërbim” nga neni 382 dhe “Sulm ndaj personit zyrtar” gjatë kryerjes së punëve të sigurisë nga neni 383 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“Dy të dyshuarit 32 vjeçarë, më 16 shtator pas mesnate, kanë hyrë në stacionin policor në Strugë derisa një person tjetër ka qenë duke bërë kallëzim kundër tyre dhe në prani të disa zyrtarëve policorë, ata kanë filluar ta spërkasin denoncuesin me spraj-gaz lotsjellës.”, njoftuan nga Prokuroria.

Pas kësaj, siç njoftojnë nga Prokuroria, të dyshuarit kanë sulmuar edhe policët, duke tentuar t’ua marrin armët e shërbimit.

“Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit, duke pasur parasysh se ekziston rreziku që ata të arratisen, si dhe të përsërisin veprat penale”, thonë nga Prokuroria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments