12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMbi gjysmë milionë kosovarë jetojnë në Gjermani

Mbi gjysmë milionë kosovarë jetojnë në Gjermani

Instituti GAP ka publikuar raportin statistikor “Migrimi i kosovarëve në Gjermani: Analizë statistikore.”

Gjetjet kryesore të raportit tregojnë se sipas matjes së fundit të vitit 2022, në Gjermani jetojnë 542 mijë persona me sfond migrimi nga Kosova, nga të cilët 330 mijë kanë lindur në Kosovë.

Nga këta 542 mijë persona, 289 mijë (53%) janë burra, ndërsa 254 mijë (47%) janë gra.

Nga krahasimi i të dhënave të vitit 2022 me ato të vitit 2010, konstatohet se numri i qytetarëve me origjinë nga Kosova është dyfishuar, nga 291 mijë në 542 mijë, që rezulton në 251 mijë (86%) më shumë persona me sfond migrimi nga Kosova.

Në vitin 2021, 21,468 persona kanë hyrë nga Kosova në Gjermani dhe 4,323 persona me origjinë nga Kosova, janë larguar nga Gjermaniam ku migrimi neto në këtë vit ishte 17,164 persona.

Në mikrocensusin e vitit 2022, 110 mijë persona deklaruan se bashkimi familjar‍ është arsyeja kryesore e emigrimit të tyre nga Kosova në Gjermani.

85 mijë persona deklaruan se arsyeja kryesore është arratisja, azil-kërkimi dhe mbrojtja ndërkombëtare.

64 mijë persona deklaruan si arsye punësimin; ndërkaq, 41 mijë të tjerë emigruan për të krijuar familje.

/Shqip.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments