11.9 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeLojërat Mesdhetare, Kurti jep lajmin për ndërtimin e stadiumit nacional

Lojërat Mesdhetare, Kurti jep lajmin për ndërtimin e stadiumit nacional

ër herë të parë, vendi ynë do të jetë organizator i një ngjarje të madhe sportive. Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ku pritet të marrin pjesë 25 shtete me mbi 5 mijë sportistë.

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka shpalosur detajet pas pranimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Ai dha lajmin edhe për ndërtimin e pesë objekteve të reja shpotive, duke përfshirë stadiumin nacional.

Kurti tha se një pjesë e garave sportive do të zhvillohen në bregdetin shqiptar, në Durrës.

“Të premten e kaluar në Greqi, Kosova zyrtarisht u shpall nikoqire e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Me mobilizimin e kabinetit qeveritar dhe në bashkëpunim të Komitetit Olimpik të Kosovës i kemi sjellë Kosovës mundësinë për organizimin e kësaj ngjarjeje ndërkombëtare” – deklaroi Kurti gjatë fjalës së tij para kabinetit qeveritar.

Tutje, ai tregoi edhe për numrin e shteteve nga cilat kontinente do të vijnë.

“Në partneritet me Shqipërinë po shënojmë që kjo të zhvillohet në një vend pa det, në marrëveshje me Shqipërinë do shfrytëzojmë bregdetin e Durrësit për sportin e lundrimit i cili kërkon qasje në det. Do të mirëpresim mbi 5 mijë sportist nga 25 shtetet e anëtare të Komitetit Ndërkombëtarë të Lojërave Mesdhetare duke përfshirë 18 shtete nga Europa, 2 nga Azia dhe 5 nga Afrika” tha Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments