ër herë të parë, vendi ynë do të jetë organizator i një ngjarje të madhe sportive. Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ku pritet të marrin pjesë 25 shtete me mbi 5 mijë sportistë.
Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka shpalosur detajet pas pranimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Ai dha lajmin edhe për ndërtimin e pesë objekteve të reja shpotive, duke përfshirë stadiumin nacional.
Kurti tha se një pjesë e garave sportive do të zhvillohen në bregdetin shqiptar, në Durrës.
“Të premten e kaluar në Greqi, Kosova zyrtarisht u shpall nikoqire e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Me mobilizimin e kabinetit qeveritar dhe në bashkëpunim të Komitetit Olimpik të Kosovës i kemi sjellë Kosovës mundësinë për organizimin e kësaj ngjarjeje ndërkombëtare” – deklaroi Kurti gjatë fjalës së tij para kabinetit qeveritar.
Tutje, ai tregoi edhe për numrin e shteteve nga cilat kontinente do të vijnë.
“Në partneritet me Shqipërinë po shënojmë që kjo të zhvillohet në një vend pa det, në marrëveshje me Shqipërinë do shfrytëzojmë bregdetin e Durrësit për sportin e lundrimit i cili kërkon qasje në det. Do të mirëpresim mbi 5 mijë sportist nga 25 shtetet e anëtare të Komitetit Ndërkombëtarë të Lojërave Mesdhetare duke përfshirë 18 shtete nga Europa, 2 nga Azia dhe 5 nga Afrika” tha Kurti.