Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka dërguar mesazh urimi me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në mesazhin e urimit, Blinken thekson mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit, për prosperitetin dhe integrimin e vendit në BE dhe për promovimin e shtetit ligjor.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj popullin e Maqedonisë së Veriut për kremtimin e 32 vjetorit të pavarësisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Maqedoninë e Veriut në zbatimin e reformave për integrim në Bashkimin Evropian dhe vendosjen e marrëdhënieve edhe më të forta me vendet fqinje evropiane”.
“Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj për të siguruar prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj ndërsa përballet me sfidat globale dhe ne qëndrojmë me ju në përpjekjet tuaja për të promovuar sundimin e ligjit. Ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë me Maqedoninë e Veriut dhe të avancojmë vlerat tona të përbashkëta demokratike në vitet në vijim”, thuhet në urimin e Blinken, të publikuar nga Departamenti i Shteti