11.9 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeVizita zyrtare e Presidentes Osmani në selinë e NATO’s, takimet tjera që...

Vizita zyrtare e Presidentes Osmani në selinë e NATO’s, takimet tjera që do t’i zhvillojë përveç atij me Stoltenberg

residentja Vjosa Osmani ka udhëtuar sot për në Bruksel për vizitë zyrtare në selinë e NATO’s. Për agjendën e saj në këtë vizitë, ka njoftuar Presidenca.

Në orën 14:00, Osmani do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin do të realizojë takim bilateral. Osmani dhe Stoltenberg do t’ju adresohen gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media, pas përfundimit të takimit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Gjatë kësaj vizite, Osmani do të takohet edhe me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer. Për orën se kur do të realizohet ky takim, nuk janë dhënë detaje.

Osmani do të realizojë takime edhe me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith si dhe me përfaqësues të shteteve të tjera aleate.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani përgjatë kësaj vizite do të riafirmojë vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me programin e Partneritetit për Paqe, forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me aleatë, në veçanti për çështje të sigurisë, mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin për kontribut të përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri afatgjate në rajonin tonë.

Para nisjes për në Bruksel, Osmani është takuar sot me Komandantin e FSK’së, Bashkim Jasharin.
Sipas Presidencës, Osmani dhe Jashari kanë diskuatuar për bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë me partnerin kryesor strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me shtetet e tjera të NATO-s, lidhur me çështje të sigurisë në vend dhe rajon.

“Të dy ritheksuan se vizioni ynë i përbashkët është që Republika e Kosovës të zhvillojë ushtrinë e saj në përputhje me standardet e vendeve anëtare të NATO-së, për të qenë forcë e ndërveprueshme në misionet e përbashkëta me forcat aleate në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe globale”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments