11.9 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeKuvendi i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal

Kuvendi i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal

Me 48 vota “për”, 36 “kundër” dhe një të përmbajtur, Kuvendi sot pasdite i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal.

Votimit i parapriu debati në të cilin deputetët opoitarë paraqitën kritika të ashpra, duke akuuar se pushteti i sjellë këto ndryshime ligjore për t’i amnistuar ata që e shkelën ligjin. Siç theksuan deputetët nga VMRO-DPMNE, edhe në këtë rast po keqpërdoret flamuri evropian. Por, sipas zëvendësministrres së Drejtësisë, Viktoria Avramovska – Madiq e cila u replikoi, nga gjithsej 38 nene në ndryshimet dhe plotësimet ligjore, 35 janë me direktiva të BE-së.

“Që të mos ketë hamendje dhe dilema përse Ligji është me flamur evropian, theksoj se parasheh 38 nene nga të cilat 35 janë me direktiva të BE-së. Dje kur e dhashë Propozimin prse duhet të jetë me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtë, përmenda se qëllimi është harmonizimi me legjislaturën evropiane”, theksoi Avramovska – Madiq. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments