Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Samitin Global të 8-të të “Open Government Partnership” që po mbahet në Estoni tha se aleatët e Rusisë përmes dezinformimit po ndikojnë në procesin e dialogut, rrjedhimisht në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Kurti në Estoni ka takuar edhe kryeministren Kaja Kallas, gjatë kohës që po mbahen punimet e Samitit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP).
“Biseduam për situatën politike në vend, në rajon dhe kontributin që shteti ynë mund të jap si anëtar në OGP”, shkruan kryeministri në Facebook.