6.1 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeRektori i U T, prof.dr Jusuf Zejneli / Numri i studentëve të...

Rektori i U T, prof.dr Jusuf Zejneli / Numri i studentëve të interesuar është dyfishuar, konvikti shtetërorë do të minimizojë harxhimet e studentëve

Rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli sot ka qëndruar për vizitë në objektin e Universitetit të Tetovës në qytetin e Kumanovës, me ç’rast ka ndjekur nga afër procesin e regjistrimit të hapur ditë më parë në këtë Universitet.

Në një prononcim për indeks.mk, Zejneli është shprehur i lumtur me interesimin që kanë shprehur maturanëtë për t’u regjistruar dhe vazhduar shkollimin dhe duke zgjedhur pikërisht, Universitetin e Tetovës.

Rektori Zejneli njofton se për dallim nga viti i kaluar, numri i nxënësve që dëshirojnë të regjistrohen në UT, është dyfishuar.

Flet edhe për drejtimet e reja dhe profesionalizmin e stafit akademik që është i angazhuar në Universitetin e Tetovës dhe drejtimet e reja të akredituara për këtë vit të ri akademik.
Në prononcimin e tij për indeks.mk, Zejneli foli edhe për konviktin e ri, me ç’rast falënderoi Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë në tërësi për angazhimin, ndërsa hapjen e këtij konvikti shtetëror e cilësoi si investim të madh e të qëlluar.

Shtoi se hapja e konviktit do të ndikojë në mënyrë pozitive tek studentët dhe familjarët e tyre sepse siç thotë do të shkurtohen harxhimet dhe kjo sipas tij, do të jetë një lehtësim i madh ekonomik, social për të gjithë familjarët e studentëve që kanë vendosur që jetën akademike ta fillojnë dhe përfundojnë në Universitetin e Tetovës.

Për më shumë, ndiqeni prononcimin e plotë të Rektorit të Universitetit të Tetovës, z. Jusuf Zejneli të dhënë për indeks.mk.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments