Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se ja ka bërë të ditur zv/ndihmës sekretarit amerikan Gabriel Eskobar se nuk pranon ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar. Një ditë pas takimit në ambasadën amerikane, Mickoski tha se ai ishte konstruktiv dhe miqësorë. Kreu i opozitës akuzon pushtetin se i keqpërdorë përfaqësuesit ndërkombëtar me lajme të rrejshme dhe nënvizon se gjatë këtij takimi I ka demantuar ato.
“Më duhet ta pranoj isha I habitur se kjo qeveri përveç që ka zero kredibilitet, I keqpërdor përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare, pjesë e së cilave është edhe SHBA, me informacione të rrejshme, dhe një pjesë të atyre informacioneve të rrejshme duhej t’i përgënjeshtronim gjatë kohës së takimit me Eskobarin dhe ambasadoren Angela Ageler dhe vlerësoj, se edhe personalisht Eskobari tashmë I ka më të qarta pozicionet e VMRO-DPMNE-së. Ne jemi poashtu si ata të shqetësuar për situatën aktuale në Maqedoni, por shqetësimi ynë është më I madh sepse megjithatë ne jetojmë në këtë shtet….”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar I VMRO-DPMNE-së.
Mickoski thotë se Qeveria aktuale nuk ka legjitimitet dhe nuk do të mund të bëjnë ndryshimet kushtetuese pasi nuk i kanë numrat e nevojshëm për këtë. Ai akuzon kryeparlamentarin Talat Xhaferi se me ndërprejen e seancës dhe moscaktimin e vazhdimit e shkel rregulloren e Kuvendit, që siç tha ai, paraqet vepër penale. Ai kërkoi që këto ndryshime të vendosen në votim në seancën e rradhës që të shihen rezultatet, ndërsa përsëriti se këto ndryshime nuk do të ishin kushti i fundit që vendi të bëhet anëtare në BE.
“Ne i bëjmë thirrje, nëse besojnë se kanë politikë të e drejtë dhe nëse kanë pak kredibilitet ta vendosin në seancën e rradhës në parlament, ta shohim si do të jetë rezultati”, shtoi Hristijan Mickoski, Kryetar I VMRO-DPMNE-së.
Mickoski thotë se është i rëndësishëm bashkëpunimi me të gjithë partnerët strategjik të Bashkësisë Ndërkombëtare, por nënvizon se prioritet më të madh ka kualiteti I jetesës së qytetarëve. Ai përsëriti disa herë se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet dhe kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare këtë vjeshtë. /Alsat.mk