3.1 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSulm në klubin ku ndodhej Dritan Abazoviç, policia hedh gaz lotsjellës!

Sulm në klubin ku ndodhej Dritan Abazoviç, policia hedh gaz lotsjellës!

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u përball me momente tensioni në një diskotekë të Budvës ku ndodhej mbrëmjen e djeshme

Gazeta Kurir shkruan se pati një sulm në klubin e njohur në këtë qytet, Top Hill. Abazoviç po ndiqte performancën e artistit Dino Merlin, kur sipas Kurir, një person e ofendoi dhe më pas tentoi ta godiste, ndërkohë që rojet e sigurisë kanë reaguar me shpejtësi. Gazeta shton se më pas, në sallë u hodh gaz lotsjellës dhe Abazoviç u largua nga policia dhe truprojat e tij.

Disa persona janë shoqëruar në komisariat në lidhje me ngjarjen, ndërsa autoritetet po marrin të gjitha masat për identifikimin dhe ndjekjen penale të pjesëmarrësve. Media të tjera vendase thonë se Abazoviç u bë dëshmitar i një konflikti mes personash të tjerë. Portali “CdM” citoi jo zyrtarisht policinë vendase se vetë kryeministri nuk ishte viktimë e sulmit.

“Pati përplasje mes disa të pranishmëve dhe Abazoviçi ka qenë duke ecur drejt daljes në atë moment,” tha policia jo zyrtarisht për “CdM”. Pak ditë më parë, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç zgjodhi liderin e partisë Evropa Tani, Millojko Spajiç si të mandatuarin për kryeministër dhe për formimin e Qeverisë së re.

Vendimi u mor dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në këtë shtet. Spajiç ka tani 90 ditë për të formuar koalicion dhe ekzekutivin e ri.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments