Kaos në aeroportin e Frankfurtit
Një valë reshjesh të dendura shkaktuan përmbytje masive në Gjermaninë Qendrore dhe Jugore.
Siç duket edhe në këto pamje, reshjet e dendura përmbytën jo vetëm rrugët e qyteteve, por në Frankfurt vërshuan edhe në stacionet e metrove.
Reshjet e dendura përmbytën edhe pistën e aeroportit të Frankfurtit, një prej më të mëdhenjve në Europë, duke shkaktuar kaos mes pasagjerëve, vonesa dhe shtyrje të fluturimeve. Ky filmim tregon edhe pasojat e reshjeve të dendura të shiut shoqëruar me breshër dhe erëra të fuqishme, që dëmtuan disa pallate banimi, shkulën pemë me rrënjë, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.
Tv Klan