-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami “zbulon” koordinimin e përkryer me Hajredinin kundër Korridorit 8 (FOTO)

Bilall Kasami “zbulon” koordinimin e përkryer me Hajredinin kundër Korridorit 8 (FOTO)

Xhevdet Hajredini, ish ministër i Financave dhe Bilall Kasami, kryetari aktual i Lëvizjes Besa, në mënyrë të koordinuar kritikojnë dhe “nënvlerësojnë” projektin e Korridorit 8, që sipas analistëve dhe autoriteteve është projekti më kapital dhe historik në infrastrukturë në vendin tonë që nga pavarësimi e këndej.

Në prononcimet e tij, Hajredini fillimisht tenton të merr meritat kinse ai, që në kohën kur ka qenë ministër i Financave, ka nënshkruar një projekt të tillë dhe më pastaj, kritikon Qeverinë kinse nuk ka kapacitet për të përfunduar një projekt që vetëm ka filluar të ndërtohet dhe zhvillohet edhe në terren.

Të njejtat kritika se “Qeveria s[ka kapacitet” i bën për çudi edhe kreu i Besës dhe i Tetovës, Bilall Kasami. Në prononcimet e tij, Kasami, kopjon Hajredinin dhe flet njëjtë sikur Hajredini paraqitet në publik me “maskën” e Kasamit.

Se janë sulme të koordinuara ndaj Qeverisë për projektin më të madh e historik, u dëshmua ditë më parë, kur vet kreu i Besës, Bilall Kasami u fotografua krah Xhevdet Hajredinit në një takim që këta të dy po e zhvillonin në ambientin e Komunës së Tetovës.

Mbetet enigmë çka I lidh një ish-ministër dhe një kryetar të tashëm partie në rrënimin e një projekti kaq të rëndësishëm për vendin!! Ndoshta ajo mendësia e mbrapshtë “për inat të nuses…”!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments