10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHisen Xhemaili-BDI: Falenderon donatorët për ndërtimin e rrugës, Bilall Kasami me asnjë...

Hisen Xhemaili-BDI: Falenderon donatorët për ndërtimin e rrugës, Bilall Kasami me asnjë mjet financiar nuk ka ndihmuar dhe nuk ka arritur ta pajis me leje ndërtimi këtë projekt infrastrukturor.

Ish deputeti i BDI-së Hisen Xhemaili me rrënjë nga ky fshat malor ish ushtarë i formacioneve të UÇK-së, këto ditë nëpër rrjete sociale hodhi poshtë pretendimet e Bilall Kasamit Kryetar i Komunës së Tetovës për meritat e rrugës Vicë-Tetovë .Rruga 8 km është ndërtuar dhe zgjëruar qysh në vitin 2006 kur kryetar komune në Tetovë ishte Hazbi Lika ,ndërsa këtyre ditëve donatorë të ndryshëm bashkëfshatar,kurbetçar ,dhe qytetarë ish bashkëfshatarë kanë përfunduar me asfalt rrugën Vicë-Tetovë .Akuzon Bilall Kasamin për përvetsim duke i shpalosur faktin se 0 cent nuk ka dhënë si Komunë ,bile edhe më keq nuk e ka pajisur me leje ndërtimi këtë projekt infrastrukturorë

Hisen Xhemaili në murin e tijë në FB ka postuar.

Ndërtimi i rrugës Sellcë-Vicë!🚧

Me këte mesazh dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për kompanitë private donator për rindërtimin e rrugës Sellcë-Vicë, rrugë e cila për her të parë në hisorikun e fshatit tonë është asfaltuar në vitin 2006 në periudhën kurë me komunën e Tetovës ka udhëhequr z.Hazbi Lika !

Viteve të fundit rruga Sellcë-Vicë me gjatësi 8km, pësoi dëmtime të konsiderueshëme dhe ishte nevojë e kohës që të rindërtohej!

Për këte qëllim nga qeverisja paraprake e komunës u pregadit edhe projekti kryesor për rikonstruimin e plotë të rrugës!🚦

Falë iniciativës së kompanive private që u paraqitën si donator të këtij projekti, tani më po merë jetë rikonstrumi i rrugës për të cilën ne banorët e fshatit ju jemi mirnjohës përjtësishtë!

Ne e vlerësojmë thellësisht përkushtimin dhe vullnetin e tyre për të kontribuar në rritjen mirëqenien dhe zhvillimin e fshatit tonë. Shprehim mirënjohjen tonë më të ngrohtë për këtë akt të madh të ndershmërisë dhe ndihmesës.

Njëherit falenderojmë edhe të gjithë pronarët e tokave ku kalon rruga bashkëfshatarët e Vicës dhe të Sellcës për solidaritetin e treguar për mos pengesën dhe dhënien e tokave pa kompenzim apo expropriim me qëllim realizimin e projektit!

Duhet theksuar që udhëheqja aktuale e Komunës së Tetovës edhe pse e obliguar të veproj sipas ligjeve dhe rregullave të ndërtimit, jo vetëm që nuk ka ndihmuar me mjete financiare në këte projekt po edhe nuk ka aritur ta pajis me leje ndërtimi këte projekt infrastrukturor edhe pse nga qeverisja paraprake e udhëheqjes komunale në sirtaret e komunës i ka ngelur projekti i plotë i reviduar nga firmë projektuese me të gjitha standartet e duhura!

Shpresojmë që udhëheqësia e komunës më së paku që duhet të bëj është që ta mirëmbaj rrugën nga prishja eventuale në të ardhëmen!

Respekte dhe falenderime pronar të kompanive private për kontributin e dhëne!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments