8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani me lajme të mira për mërgatën shqiptare

Bujar Osmani me lajme të mira për mërgatën shqiptare

I pari i Diplomacisë së vendit, Bujar Osmani nën kompetencat e të cilit është edhe diaspora, sot në takim me mërgatën shqiptare në Tetovë, në organizim të BDI-së, ka folur për projektet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në raport me diasporën.

Osmani ka shprehur mirënjohje për rolin e pazëvendësueshëm të diasporës sonë në zhvillimin e vendit. Në bisedë me pjesëtar të diasporës, ministri ka spikatur projektet e numërta në interes të diasporës, si: E-konsullata, stacionet mobile me të cilat dukshëm shkurtohet afati për pasaportë të reja, projektin MKARTA, Diplomatë për Diasporë, financimin e projekteve nga diaspora, si dhe vendimi i fundit që në katër Përfaqësi tona diplomatiko-konsullore të punohet në dy ndërrime (Bern, Berlin, Bon dhe Mynih), me qëllim të adresohet numri i shtuar i kërkesave për pasaportë të re dhe shërbime të tjera konsullore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments