11.7 C
Tetovo
E mërkurë, 23 Prill, 2025
BallinaLajmeArrestohen katër persona në Gjorçe Petrov, kjo është arsyeja.

Arrestohen katër persona në Gjorçe Petrov, kjo është arsyeja.

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) informon se pas procedurës hetimore, ka dorëzuar akt prokuror kundër katër personave për veprën penale “prodhim i paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.

Njëri nga të akuzuarit ndiqet edhe për veprën penale “përpunim i paligjshëm, mbajtje dhe tregti me armë”.

Nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për katër persona (tre meshkuj dhe një femër), në lidhje familjare, të cilët në një auto-servis në lagjen e Gjorçe Petrovit kanë mbajtur 133 kg marijuhanë.

“Në të njëjtën ditë, bashkërisht kanë organizuar bartjen e marihuanës, duke lëvizur me tre vetura njëra pas tjetrës – automjeti i parë për të njoftuar nëse ka patrulla policore, automjeti i dytë me drogë dhe vetura e tretë për mbrojtje. Kur policia i urdhëroi të ndalonin në rrugën ‘Skupi’, vetura e parë nuk ndaloi fare dhe i akuzuari u largua. Dy mjetet e tjera janë ndaluar menjëherë dhe gjatë kontrollit janë gjetur kutitë me drogë. Pas kontrollit në servisin e makinave, është gjetur pjesa tjetër e marijuhanës, por janë gjetur edhe katër fishekë, të cilat njëri nga të pandehurit i mbante pa leje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments