12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Punojmë me deputetët, nëse s’bindet VMRO-ja” / Osmani “falënderon” Mickoskin për vendimin...

“Punojmë me deputetët, nëse s’bindet VMRO-ja” / Osmani “falënderon” Mickoskin për vendimin për mos komunikim

Duke komentuar deklaratën e djeshme të kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se kanë vendosur ta ndërpresin komunikimin dypalësh mes partisë dhe pushtetit, Ministri për Punë të Jashtme Bujar Osmani, e falënderoi, sepse siç tha, tregoi se VMRO-DPMNE nuk e ka hallin e kushteve por te interesat e veta.

Shefi i diplomacisë u shpreh po ashtu se ende nuk kanë shterur të gjitha opsionet dhe se do të vazhdojnë të bindin lidershipin e VMRO-DPMNE-së, por edhe të punojnë nga ana tjetër me deputetët e partisë opozitare. Osmani pret që numri i deputetëve do të jetë më i madh sesa që është i nevojshëm për ndryshimet kushtetuese.

“Unë pres që të punojmë me partinë deri në ditën e fundit, se kështu është më e ndershme edhe nga ana jonë, por më korrekte edhe për qytetarët, që të paktën një herë një vendim ta sjellim bashkërisht. Por nëse kjo nuk është frutdhënëse, e kemi patjetër paralelisht të punojmë edhe me deputetë që nuk duan të jenë pengje të ambicieve dhe duan të mbështesin perspektivë europiane”.

I sapo kthyer nga Vjena dhe Dubrovniku, nga takimet e shumta që ka pasur, Osmani tha se qartazi po vendosen dy grupe në rajonin tonë, ata që shpejt do të marrin mesazh dhe grupi i atyre me çështje të hapura që duhen zgjidhur. Për momentin, siç shtoi, këto janë BeH, Kosova dhe me vendim të deputetëve tanë, do të shihet nëse në këtë grup do të jetë edhe Maqedonia e Veriut. Edhe njëherë ri përsëriti se ndryshimet kushtetuese janë interes i shtetit tonë, dhe i jo Bullgarisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments