9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeOhri përjeton verën më të shtrenjtë ndonjëherë

Ohri përjeton verën më të shtrenjtë ndonjëherë

Ohri po përjeton verën më të shtrenjtë ndonjëherë. Çmimet në restorantet dhe kafeteritë lokale, veçanërisht ato që ndodhen buzë liqenit, kanë arritur maksimumin. Banorët e Ohrit dhe turistët krahasojnë çmimet me ato në kryeqytetet evropiane. Edhe pirja e kafes behet luks. Për nja kafe me pamje nga liqeni duhet te paguash 2.5 euro.

“Ajo që është e tepruar është e tepruar. Ato çmime prej 200 denarë për kafe nuk janë të mira.”

“Janë shumë të larta, edhe shërbimet në Ohër janë shumë të larta, gjithçka është më shtrenjtë.
Sa njerëz nga Ohri kanë mundësi të dalin me këto çmime?
20 për qind, të tjerët ankohen. Askush nuk ka faj. Vendi ynë ka lëshuar pe shumë. Ata lartë duhet të rregullohen, që edhe populli të rregullohet”.

“Mendoj se janë të larta, por duke pasur parasysh që Ohri është vend turistik, është e sigurt që një pjesë duhet të ketë çmime më të larta”.

“Çdo gjë është e shtrenjtë, nuk mund të ndajë asgjë, është njësoj sikur të ishe në Greqi apo në ndonjë vend tjetër”.

“Nuk është hera jonë e parë këtu, ne e dimë afërsisht se çfarë dhe si janë”.

Çmimet këtë sezon krahasuar me vitin e kaluar janë të paktën 20 deri në 30% më të larta.

Çmimet e shërbimeve gastronomike

1.Kafe makiato 120-150 denarë
2.Kafe espreso nga 100-150 denarë
3. Birra 120-180 denarë
4. Hamburger 330-600 denarë
5. Pica 350-450 den
6. Lëng me gaz 110-140 denarë
7. Mëngjes – vezë të fërguara, proshutë, djathë – 350 denarë

Në disa vende një top akullore shitet për 100 dhe 120 denarë.

“Lëndët e para që përdorim për prodhim, janë pesë herë më të larta se sa mund t’i gjejmë këtu. Dhe ne i importojmë direkt nga Italia. Për standardin e Maqedonisë, shumë gjëra janë shumë shtrenjtë, sa i përket niveleve të çmimeve, por mendoj se duhet të ketë diçka të tillë. Nuk jemi vetëm ne vendasit, ka shumë turistë dhe të huaj që vijnë, mendoj se duhet të ketë diçka për xhepin e secilit, dhe në rastin tim ka edhe nga 70 denarë. Mendoj se është mirë”, deklaroi Aleksandra Noçeska-pronare e një dyqani akulloresh.

Gastronomët nga ana tjetër thonë se ofrojnë çmime të lira.

“Ohri është më i bukuri dhe më i liri në të gjithë Evropën. Për verë të mirë, peshk të mirë, ushqim të mirë çmimet janë simbolike, jam i sigurt se në vende të tjera çmimet janë dyfish më të shtrenjta. Ohri nuk duhet nënvlerësuar”, tha Marjan Labroski-pronar i objektit gastronomik.

Ekspertët mendojnë se çmimet nuk duhet të rriten ndjeshëm, por duhet punuar për zgjatjen e sezonit turistik, i cili mund të zgjasë 6 muaj. Ekspertët mendojnë se në vend të rritjes së çmimeve, duhet të punohet në zgjerimin e sezonit turistik për të paktën gjashtë muaj të vitit, dhe kështu banorët e Ohrit nuk do të jenë turistë në qytetin e tyre. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments