16.7 C
Tetovo
E premte, 4 Tetor, 2024
BallinaLajmeBotaKremlini: Nuk është caktuar ende një datë për vizitën e Putinit në...

Kremlini: Nuk është caktuar ende një datë për vizitën e Putinit në Turqi

Nuk është caktuar ende një datë për vizitën e presidentit rus Vladimir Putin në Turqi. Kështu raportoi media shtetërore ruse TASS të shtunën, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov tha se kontaktet midis Putinit dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan janë të mundshme, por datat e sakta për një vizitë të liderit rus në Turqi janë ende për t’u përcaktuar.

Erdogan tha në një konferencë për shtyp të premten se Putin do të vizitojë Turqinë muajin e ardhshëm.

Peskov deklaroi të premten se të dy palët ishin tashmë në bisedime për një takim personal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments