Ministria e Financave ka bërë transferimin e parave tek partitë politike në Republikën e Maqedonisë.
Fondet vjetore për partitë politike janë ndarë në bazë të numrit të deputetëve dhe votave që ka marrë secila forcë politike në betejën e fundit parlamentare.
Sipas një formule të mirë-përcaktuar pjesa më e madhe e këtij buxheti i shkoi VMRO-së, e cila mori 1. 491. 000 euro, LSDM – 1.323.000 euro dhe BDI 677.800 euro.
Pjesa tjetër e partive me numër më të vogël të votave kanë marrë pjesën tjetër të buxhetit. Në llogarinë e Aleancës për Shqiptarët kanë dalë 276 mijë euro, e Majta ka marë 236 mijë euro, Lëvizja Besa 213 mijë euro, Alternativa 163 mijë euro etj.
Partitë edhe më të vogla ka marë nga rreth 100 mijë euro. (INA)