Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti bashkë me Nënkryetarët e BDI-së Arbër Ademi dhe Arbana Pasholli,kanë realizuar një takim me përfaqësuesit Institutit Republikan Amerikan (IRI) Drejtorin Regjional për Europë, Paul McCarthy,bashkë me udhëheqësin e IRI në Maqedoninë e Veriut Chris Brennan dhe ekipin e tijë . Shkruan Top24.
Ahmeti i falemenderoi përfaqsuesit për mbështetjen e vazhdueshme që i ofrojnë BDI-së.
Ahmeti : ” Bashkë me Nënkryetarët e BDI-së, z. Arbër Ademi dhe znj. Arbana Pasholli, takuam përfaqësuesit e Institutit Republikan Amerikan (IRI), Drejtorin Regjional për Europë, z. Paul McCarthy, bashkë me Udhëheqësin e IRI në Maqedoninë e Veriut, z. Chris Brennan dhe ekipin e tij, znj. Ilina Mangova dhe znj. Ana Alibegova.
Falemnderuam përfaqësuesit e IRI, për mbështetjen e vazhdueshme që i ofrojnë BDI-së.
Bashkë ndërtojmë shoqëri të orientuar drejtë vlerave perëndimore.

