7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajme250 të burgosur në Idrizovë në grevë urie/ Kërkojnë të drejtat e...

250 të burgosur në Idrizovë në grevë urie/ Kërkojnë të drejtat e barabarta me gratë për pushim në fundjavë

Rreth 250 të burgosur në burgun e Idrizovës, tanimë dy ditë me radhë kanë hyrë në grevë urie, pohon një i burgosur që kontaktoi TV21. Thotë se po refuzojnë çdo ushqim që u servon burgu. Arsyeja për këtë siç na tha, është se ndjehen të diskriminuar nga vendimi i fundit që grave të burgosura t’u jepet vikend i lirë, pavarësisht nëse kanë apo jo vepër tjetër aktive.

“Për momentin jemi në grevë urie, nuk e marim ushqimin, dje gjithë ditën nuk e kemi marë. Po grave tani ua kanë dhënë të drejtën të shkojnë në shtëpi për vikend, kur kanë edhe ndonjë vepër aktive, përpos asaj kur kanë gjyq, e për burrat nuk vlenë. Ja përshembull Jankullovska këto ditë që doli.”- tha një i burgosur.

Të burgosurit kanë dërguar ankesë me shkrim me nënshkrime të mbledhura, por thonë se e njëjta u është refuzuar.

“Kur shkuam te ato të ankohemi, thanë e pritshim këtë gjë, e dinim se sa t’i japim asaj, do të kërkoni edhe ju. Thash normal se do të kërkojmë, se të njejtat gjëra janë ato.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments