6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSveçla i reagon Rashiqit për “Mbrojtjen Civile” e Brigadën e Veriut”: Secili...

Sveçla i reagon Rashiqit për “Mbrojtjen Civile” e Brigadën e Veriut”: Secili anëtar i tyre do të hetohet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhella Sveçla, ka deklaruar se veprimet e fundit në veri, kanë bërë që të ndërmarrin masa institucionale në parandalimin e terrorizmit, raporton Ekonomia Online.

Gjatë shqyrtimit të Draftit të strategjisë për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizmit 2023-2028, u shpreh se ajo parasheh politikë të bashkërenduar institicionale dhe koordinimin sesi institucionet përgjegjëse do të mund të veprojnë në përmirësimin e sigurisë në vend.

Sipas tij, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, përmes dhunës e kërcënimeve po e pamundësojnë bashkëpunimin me qytetarë atje.

Sveçla më tej tha se secili që është pjesë e këtyre organizatave do të jetë subjekt i hetimit dhe përndjekjes së organeve të drejtësisë.

Pro këtij vendimi ishte i gjithë kabineti qeveritar, përveç ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.

“Janë organet adekuate që bëjnë vlerësimet e nevojshme për secilin akt dhe secilin pjesëmarrës të këtyre organizatave”, tha ai.

“Zhvillimet në veri të vendit janë tregues që kërcënimet ndaj jetës, pronës dhe vlerave demokratike mbi të cilat është ndërtuar Republika e Kosovës duhet ta kenë si përgjigje kundërshtinë, parandalimin dhe luftimin institucional të gjitha formave të terrorizmit pavarësisht rrethanave”, tha Sveçla.

“Strategjia përcakton avancimin shtetëror, pra parasheh një politikë të bashkërenduar institicionale dhe koordinimin sesi institucionet përgjegjëse do të mund të veprojnë në qasje të përbashkët në përmirësimin e sigurisë në vend”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments