Me rastin e Bajramit të Kurbanit, Komuna e Tetovës njoftoi se pika grumbulluese për lëkurat dhe mbetjet e tjera do të jetë te Njësia për Gjelbërim, e cila gjendet në dalje të qytetit, pranë EVN-së.
“Kjo vendosje është realizuar për të garantuar ruajtjen e ambientit dhe pastërtinë e qytetit tonë. Ju lutemi respektoni këtë vendim dhe dorëzoni lëkurat dhe mbetjet e tjera vetëm në pikën grumbulluese të përcaktuar”, informoi Komuna e Tetovës.
Komuna dhe Myftinia e Tetovës ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë këto ndryshime dhe vendime, “pasi pjesëmarrja juaj aktive në ruajtjen e ambientit dhe pastërtisë së qytetit është thelbësore”.
“Kjo vendosje është realizuar për të garantuar ruajtjen e ambientit dhe pastërtinë e qytetit tonë. Ju lutemi respektoni këtë vendim dhe dorëzoni lëkurat dhe mbetjet e tjera vetëm në pikën grumbulluese të përcaktuar”, informoi Komuna.
Ndërkaq si pika të shitjes për kurbanet, përveç lokacionit te ish-Institucioni Korrektues, afër Kompleksit Arabati Baba Teqe, si pikë e re e shitjes është vendosur edhe te Stadiumi i Qytetit në Tetovë.
Për shkak të festës së Bajramit, Komuna vendosi që parkingjet sot të jenë pa pagesë, ndërsa autobusët e transportit publik sot nuk do të qarkullojnë.