“Suksesei ka mijëra baballarë” – DASH-i refuzon të marrë meritat për lirimin e tre policëve të rrëmbyer

0
112

Dymbëdhjetë ditë pasi u rrëmbyen nga forcat serbe në Leposaviq, tre zyrtarët policorë të Kosovës janë liruar nga autoritetet e Serbisë. Ata kanë arritur dje në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdarë.

Lidhur me këtë ka folur edhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matt Miller, i cili nuk ka pranuar që të përgjigjet se e kujt ishte merita për lirimin e tre policëve kosovarë.

Në konferencën e rregullt me gazetarë, Miller ka thënë se është i lumtur për lirimin e tyre, por nuk pranon të komentojë mbi ish-zyrtarët e administratës amerikane.

“Nuk do ta vë veten në atë pozitë për të folur për ish-zyrtarë të administratës”, teksa ka thënë se mund Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar në vazhdimësi lirimin e tyre e zyrtarëve policorë.

Ai ka përdorur edhe sarkazmin për t’iu përgjigjur gazetares.

“Siç ndodh shpesh, suksesi ka një mijë baballarë dhe cilado qoftë arsyeja përfundimtare që bëri që autoritetet t’i lironin ata tre oficerë policie, ne ishim të lumtur që e pamë të ndodhte”, ka theksuar ai.