12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMPB demanton deputetin e VMRO-DPMNE-së, Kovaçki: Policët nga Kosova erdhën për të...

MPB demanton deputetin e VMRO-DPMNE-së, Kovaçki: Policët nga Kosova erdhën për të ndihmuar në gjetjen e tre personave të zhdukur në Lepenec

 Ministria e Punëve të Brendshme demanton pretendimet e deputetit të VMRO-DPMNE-së se tre policë dhe një ushtar kosovarë janë futur në territorin e Maqedonisë së Veriut pa leje të autoriteteve.

Nga MPB sqarojnë se bëhet fjlë për ekip që ka ardhur nga Kosova për të ndihmuar në gjetjen e tre abëtarëve të familjes Pacolli në ujërat e lumit Lepenec, duke akuzuar Kovaçkin se po mundohet që edhe tragjeditë t’i keqpërdorë për pikë politike.

“MPB e njofton opinionin se deputeti Drgan Kovaçki përmes postimit në rrjetet sociale po përpiqet ta keqpërdore tragjedinë kur një veturë nga Kosova ra në ujërat e lumit Lepenec dhe mundohet t’i shqetësojë qytetarët duke shpërndarë të pavërteta për policët nga Kosova që ndihmuan në kërkimin e veturës dhe personave.

E vërteta është se pas tragjedisë, në bazë të memorandumit për bashkëpunim që kemi me policinë kosovare, e me qëllim të përkrahjes së ekipeve tona në kërkimin e qytetarëve kosovarë, ka arritur një ekip me pajisje nga policia e Kosovës dhe ai ekip vazhdimisht punonte me zyrtarët tanë policorë.

Është e pabesueshme se si dikush mundet që edhe tragjedi të këtillë të shfrytëzojë për politikë dhe shqetësim të qytetarëve. Apelojmë tek qytetarët të mos bien në kurth të këtyre tentimeve. As nuk është rrezikuar siguria e as që ka ndonjë shkak për shqetësim. Policia është garantuese e sigurisë së qytetarëve”, thuhet në demantin e policisë.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments